Margaritare qe shkelqejne ne sfondin e fallsitetit
NgaHALIL KATANA
Per 9 jave publiku i gjere ndoqi me kenaqesi e kureshtje te vecante konkursin Albanians Got Talent organizuar nga Top Channel e qe u paraqit aq bukur nga Albana Osmani dhe Benet Kaci.
Nuk me takon te hyj ne vlerat artistike te ketij spektakli mahnites ku moren pjese nga te gjitha moshat me shumice mosha e re madje mosha adoleshente e feminore. Por dukuria me e bukur qe terhoqi vemendjen e Jurise dhe te spektatoreve e publikut ishte individualiteti i artisteve te perfaqesuar i
bazuar ne traditen e artit kombetar. Kjo dukuri mendoj se ia ngrohu zemren cdo shqiptari kudo qe ndodhet ne te kater anet e botes kur e ndiqte spektaklin permes ekranit.
Juria simpatike e shume dinjitoze e perbere nga treshja Altin Basha Rovena Dilo dhe Armend Rexhepagic diti te perzgjedh e te inkurajoje jo imituesit por krijuesit e vertete se prodhues te artit nuk jane imituesit por krijuesit. Imituesit jane vetem konsumatore te artit per te mos thene konsumatoret e keqij te tij. Juria pa me shume kujdes konkurentet e rinj qe konkuronin ne zhanre e fusha te reja te artit bashkekohor jo anen imituese por origjinalitetin e artisteve. Duke veleresuar talentin e rralle artistin e ardhshem Gjon Muharremi i cili naten finale kendoi nje kenge franceze regjizori Altin Basha i tha se e kendove kete kenge ne menyren tende qe vetem ti mund ta kendosh. Keshtu i thane edhe Florian Nazifit naten e parafundit kur kendoi Alelu-ne.
Por ajo qe ishte me e rendesishmja ne tere procesin e zhvillimit te spektaklit ishte vleresimi dhe inkurajimi i artit kombetar i kenges se lehte shqiptare dhe i folklorit tone te mahnitshem krijues i te cilit eshte gjinia popullore. Shikonim fytyrat e jurise sesi ngurtesoheshin ne caste te caktuara nga mrekullia qe shikonin ne skene nga befasia qe u shkaktonin artistet e rinj me krijimet e tyre krejt te ndryshme nga nje faze konkurimi ne fazen tjeter. Shikonim fytyrat e tyre se si ndrisnin nga gezimi kur kendoheshin kenget shqiptare kur hidheshin vallet shqiptare kur kendonin rapsodet e vegjel te Prishtines ulur mbi qilim prane sofres. Dhe pastaj fjalet e perzemerta qe u thoshte Altin Basha Rovena dhe Armendi. Madje Armendi shpeshhere ngrihej nga vendi dhe me perulje para artistit dilte ne skene dhe e perqafonte. Vleresimet e kesaj jurie me shpirt shqiptar nuk ishin standarde me fjale te pergjithshme por shume profesionale e te vecanta per cdo artist duke nxjerre ne pah individualitetin artistik te secilit e duke e inkurajuar per te ardhmen. Ne qe e pame spektaklin nga ekrani ne shtepi u ngritem ne kembe kur filloi te kendoje Rovena Dilo bashke me Florian Nazifin kengen shqiptare te kompozitorit te madh Ferdinand Deda. Pikerisht kjo kenge shqiptare u prit me ovacionet me te medha nga publiku i nxitur edhe nga Rovena e cila e ngazellyer dukej se fluturonte nga emocionet qe i shkaktonte ajo kenge ne zerin dhe interpretimin magjepses te Florian Nazifit.
Pa u zgjatur mund te theksohet se ne kete spektakel shkelqyen margaritaret e rinj te artit shqiptar. Keta artiste te rinj qe u motivuan dhe u frymezuan aq shume nga kjo juri jane perfaqesuesit me te mire te identitetit tone kombetar ne kete kohe kur shoqeria shqiptare eshte trazuar se tepermi kur imitimi eshte kthyer ne mode dhe kerkon te shkallmoje identitetin kombetar kur korrupsioni dhe fallsiteti jane ngritur ne sistem dhe kane depertuar ne te gjitha poret e shoqerise.