E Diel, 1 Nëntor 2026

Policia vijon të vijë rreth e rrotull Lazaratit, por në fshat nuk guxon të hyjë

Share

Prej tre ditësh dhjetëra forca të policisë, përfshi disa reparte speciale si FNSH dhe Delta, kanë rrethuar fshatin Lazarat, duke mos lejuar punëtorët e hashashit të hyjnë brenda. Megjithatë sërish forcat speciale nuk guxojnë të hyjnë direkt në fshat. Kësaj here ata kanë bllokuar mbi 50 punonjës që po hynin në fshat nga kodra. Mësohet se policia ka ndaluar edhe autobotet me ujë. Po ashtu është ndaluar një kamion me pleh. Aksion ka pasur edhe për ndalimin e makinave me xhama të zi që futen në Lazarat. Rreth 80 makina të tilla janë ndaluar. Policia thotë se ka sekuestruar edhe tre makina luksoze.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›