E Diel, 1 Nëntor 2026

Maria Sharapova, Cernobili më ndryshoi jetën



24 vite më parë katastrofa e Cernobilit transformoi jetën e mijëra personave. Tenistja bukuroshe Maria Sharapova nuk kishte lindur ende, por edhe ekzistenca e saj u kushtëzua nga ajo ngjarje tragjike. Kështu rrëfen vetë kampionia me origjinë bjelloruse në një intervistë të dhënë për “Espn”, televizionin që e ka shoqëruar në vendet ku ka jetuar familja e saj. "Prindërit e mi lanë gjithçka në shtëpinë ku jetonin dhe ia mbathën duke mbajtur në duar vetëm pasaportat e tyre", shprehet Maria. Në vitin 1986 prindërit e tenistes jetonin në Gomel, qytet pranë Bjellorusisë, pranë kufirit me Ukrainën. Mamaja e Sharapovës ishte shtatzënë dhe u detyrua të ikte larg vendit të tragjedisë për t'i siguruar një jetë të shëndetshme vajzës së saj. Kampionia lindi pas pak në Siberi, ku emigroi familja e saj. Në moshën 6-vjeçare në Moskë, Sharapova takoi Martina Navratilovën, e cila besoi fort në aftësitë e Marias dhe i sugjeroi familjes që të transferohej në Shtetet e Bashkuara.

20 Gusht 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›