Vrasja ne Korce lirohet 15- vjecari. Pranga dy vellezerve
Një i ri është vrarë dhe dy të tjerë kanë mbetur të plagosur pas një sherri me thika në Korçë. Viktima është 24-vjecarit Dorjan Kocaqi, ndërsa të plagosurit dy vëllezërit Altin dhe Elton Beluli, 25 dhe 23- vjec.
Konflikti ka nisur në fakt që një javë më parë, kur pas një sherri banal në një lokal nate mbetën të plagosur katër të rinj, mes tyre edhe një polic që ndërhyri t’i ndante. Përplasja mes të rinjve u rihap sërisht mbrëmë duke përfunduar në përdorimin e thikave dhe duke lënë të vrarë 24-vjeçarin Kocaqi dhe të plagosur dy vëllezërit Beluli, të cilët janë arrestuar si autorë të vrasjes.
“Në drejtorinë e policisë së qarkut Korçë është bërë i mundur arrestimi i shtetasve: Elton Beluli, 23- vjeç dhe Altin Beluli 25- vjeç, pasi mbrëmjen e djeshme në lagjen numër 5 të qytetit të Korçës janë konfliktuar për motive të dobta me 4 shtetas. Pas konfliktit të ndodhur për një kasetofon makine në grindje e sipër kanë plagosur rëndë me mjete të mprehta, thikë, dhe shtetasin e katërt, Dorian Kocaqi, 23- vjeç i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme”- tha zëdhënësja e policisë së Korçës, Eftiola Kacorri.
Në të dyja sherret ka qenë i përfshirë edhe 15-vjeçari Nikolin Kapurani, i cili që një javë më parë ishte ndaluar dhe më pas ishte lënë i lirë nga policia. Mbrëmë policia e Korçës e identifikoi atë si një nga autorët e vrasjes së 24-vjeçarit Kocaqi, por pas hetimeve më të plota ka rezultuar se Kapurani ka qenë vetëm dëshmitar në vendin e ngjarjes.
Madje mësohet se ka qenë pikërisht ai që ka ndihmuar policinë në zbardhjen e të dyja ngjarjeve, por veçanërisht të vrasjes së mbrëmshme. Sipas policisë, autorë të krimit kanë qenë dy të arrestuarit vëllezërit Beluli, të cilët edhe janë arrestuar.
Jorgjeta Gjanci