Marilda Furxhi: Ju rrëfej jetën time artistike, në 31 vite pranë kukullave
Marilda Furxhi, një aktore me një kontribut të veçantë në Teatrin e Kukullave, një aktore e dashur për shumë fëmijë, të cilët i gëzohen personazheve që ajo sjell për ata në skenën teatrore të këtij institucioni për fëmijë. Aktorja e talentuar ka 31 vite në skenën
teatrore, dhe ashtu siç tregon dhe vetë kanë qenë vite të lodhshme dhe të mundimshme, por që i kanë falur aktores ditë të mbushura me gëzim, por dhe me shqetësim. Ajo në këtë intervistë dhënë për gazetën tregon se ka pasur gjithmonë probleme dhe ky institucion ka qenë shumë i lënë pas dore, ndërkohë që ai ka kërkuar më shumë vëmendje. Aktorja Furxhi tregon se ajo dhe koleget e saj i kanë dedikuar jetën këtij institucioni, duke lozur një rol të rëndësishëm dhe në edukimin brezit të ri. Ne i dedikuam jetën dhe shpirtin tonë këtij institucioni, por dhe edukimin e brezit të ri ndër vite. Tani pas kaq vitesh na vijnë këtu prindërit fëmijë dhe do të vazhdojnë të vijnë, pra është një edukim brez pas brezi, janë dhe frytet e njëri-tjetrit. Ne kemi një gur në historinë e këtij institucioni dhe kemi dhe ne meritën tonë në formimin e këtyre brezave, tregon aktorja Marilda Furxhi. Teatri Kombëtar i Fëmijëve në Tiranë, është krijuar në vitin 1950 nga një trupë profesioniste dhe jepte çdo vit 500 shfaqje në të gjithë vendin. Në shfaqjet e Teatrit Kombëtar për Fëmijë përdoren kukulla me tela, kukulla marionetë, maska, teatro hijesh e pantomima, si dhe shfaqje me aktorë. Ky institucion pas disa javësh do të ketë dhe 60 vjetorin e tij, e ndërkohë që ai tashmë po has shumë probleme, ku një prej tyre është dhe vendosja e QKKF për disa kohë në mjediset e teatrit. Aktorja tregon se me këtë jo vetëm që po i zihet fryma Teatrit të Kukullave, por nga ana tjetër godina e QKKF kërkon një zgjidhje, pasi u bënë kaq vite që ajo endet nga një institucion në një tjetër pa pasur një godinë të sajën. Problemi ka nisur si rezultat i një ngërçi që rezulton në ligjin mbi teatrin dhe konkretisht për bashkimin e Pallatit të Pionierit me Teatrin e Kukullave në një institucion të vetëm që është Qendra Kulturore Kombëtare e Fëmijëve dhe ndryshimi i emërtesës që i është bërë Teatrit Kombëtar të Kukullave në Teatër Kombëtar të Fëmijëve. Pallati i Pionierëve duke mos pasur godinë, ai ka shëtitur prej disa vitesh. Ai ka lëvizur nga ish rezidenca e mbretit ku prej 50 vitesh ai ka zhvilluar gjithë aktivitetin e tij. Ky mision dhe ky funksion, që në këtë moment pushon së jetuari, pohon aktorja e njohur. Por si ka qenë jeta e saj më bashkëshortin e saj Vangjush Furxhi dhe çfarë i ka falur arti të dyve ajo na e zbulon në vijim të kësaj interviste.
-Keni 31 vjet që interpretoni në Teatrin e Kukullave, ndërkohë që ky institucion pas pak kohës do të festojë dhe 60 vjetorin e tij. Si ndiheni dhe çfarë ju ka falur puna në teatër?
Në vitet 80 unë kam mbaruara Akademinë e Arteve dhe u diplomova në degën aktrim, më pas u emërova në Teatrin e Kukullave. Kam 31 vite jetë në këtë institucion. E kam thënë disa herë dhe po them sërish, se ne kemi ardhur me pantallona të shkurta dhe tani na duhet bojë që të lyejmë flokët (qesh), pra u plakëm në këtë institucion. Ne i dedikuam jetën dhe shpirtin tonë këtij institucioni, por dhe edukimin e brezit të ri ndër vite. Në këtë institucion marrin hapat e para artistët e rinj të formimit të tyre artistik, marrin hapat e para të lindjes së këtij institucioni për tu bërë dikush. Ato fillojnë formimin dhe fillojnë të hapin sytë mbi shpatullat e kësaj skene të vogël që ndoshta nuk është shumë, shumë e fuqishme por ajo ka fuqi mbartëse të mbajë emocionet e një grup moshe të caktuar. Ne tani pas kaq vitesh na vijnë këtu prindërit fëmijë dhe do të vazhdojnë të vijnë, pra është një edukim brez pas brezi, janë dhe frytet e njëri-tjetrit. Ne kemi një gur në historinë e këtij institucioni dhe kemi dhe ne meritën tonë në formimin e këtyre brezave.
-Shumë vite karrierë, si e kujtoni rolin tuaj të parë në skenën e Teatrit të Kukullave?
Shfaqja ime parë në skenën e teatrit ka qenë me mbrojtjen time të diplomës. Në atë kohë unë isha shtatzënë dhe pas dy muajsh unë linda djalin. Ka qenë roli i një vajze të vogël, e cila ishte sa më kujtohet tek shfaqja Kështu do të thuhet, pasi kanë kaluar mbi 30 vite dhe janë shumë tituj shfaqjesh dhe premierash, ka qenë shumë emocionuese dhe ishte një skenë të cilën unë e kisha parë dhe kisha prekur dhe nuk kisha kontribuar për të. Kukulla është diçka krejt tjetër ndryshe nga tetari njerëzor, nga roli dhe interpretimi njerëzor. Në teatër të duket diçka e lehtë, por është shumë teknike është ndihma e ish shoqeve të mia, që tashmë dhe nuk jetojnë, por ato kanën kontribuar për mësimin e këtij instrumenti. Nëse një artist mëson instrumentet muzikorë, ne kemi mësuar kukullën. Unë kam interpretuar Hirushen, si dhe shumë role të tjera. Janë shumë vite, po ashtu janë dhe premierat e fundit si Çmenduria e ngjyrave, Kacamisri kërkon shokët, Gishtëza, etj. Janë shumë role në shumë shfaqje të ndryshme.
-Si e shikoni vëmendjen që është tani ndaj Teatrit të Kukullave?
Vëmendja ndaj Teatrit të Kukullave ndër vite ka ekzistuar dhe kjo në planin më normal, por se si janë administruar fondet ky është një problem tjetër. Pra se si janë administruar ato në funksion të institucionit, çfarë po bëhet për skenën, apo dhe për shumë probleme të tjera.
-Si ishte vëmendja e publikut para viteve 90 dhe si e shikoni tani. A ka pësuar ndryshim?
Një kohë e gjatë dhe është një eksperiencë goxha e madhe për mua. Në 31 vite kam interpretuar dhe vazhdoj të interpretoj në skenën teatrore të teatrit të kukullave, për mua janë vite të lodhshme dhe të mundimshme, por janë të mbushura dhe me gëzim dhe me shqetësim. Ka pasur gjithmonë probleme dhe ky institucion ka qenë shumë i lënë pas dore, më shumë në mendimet e disa drejtuesve dhe disa burokratëve, duke i dhënë më shumë rëndësi pamjes sepse ne si aktorë kemi qenë më të panjohur për një auditor të rritur, sepse ne e kemi akoma auditorin tonë. Dashuria ndaj teatrit është shumë e madhe nga publiku, megjithëse tani mjetet elektronike bëjnë punën e vet dhe vazhdon akoma dashuria e publikut ndaj teatrit të kukullave. Vazhdon akoma kontakti direkt që has me njeriun personazh, kontakti që has me kukullën personazh. Fëmija futet në një botë tjetër. Është një botë ireale, por që është reale brenda shpirtit të tyre. Ka forma të ndryshme sot sa i takon këtij teatri, si me maska, kukulla, pantonima, pra vetëm me veprim fizik etj.
-Mendoni se jeni vlerësuar aq sa duhet për atë që ju i keni dhënë këtij teatri?
Nuk dua të kem grada ti mbaj në sirtar. Për mua është e rëndësishme që të duan fëmijët. I kam akoma gradat e bashkëshortit tim, Vangjushit. Ai ishte një artist i pavdekshëm.
-Bashkëshorti juaj ka qenë një prej artistëve më të njohur shqiptarë. Jeta juaj pranë tij?
Një jetë e mrekullueshme ishim të dy artistë dhe që e donim dhe punonim me pasion për artin. Dua të them se të gjithë shqetësimet e mia i ka zgjidhur dhe autoriteti dhe personaliteti i tij krijues artistik dhe pedagogjik. Dhe mua më vjen keq, që edhe sot vajza jonë merret me zgjidhjen e shumë problemeve, akoma janë ato që i kam dhe unë dhe që unë i transmetoj dhe në familjen time. Ne jemi si familje që jemi marrë gjithmonë me probleme të tilla. Ne si familje nuk na shqetësojnë si problem familjar, nuk e kemi të tillë por ne na shqetëson ajo që ka të bëjë me ato që janë për tu zgjidhur dhe nga shteti. Burri im Vangjushi, i cili vdiq para 9 vitesh, një pjesë e jetës së tij është viktimë e këtyre gjërave, viktimë e abuzimeve ndër vite për trajtimin e këtyre institucioneve dhe të ligjit mbi artin.
-Si mendonte ai mbi zhvillimin e artit në vendin tonë, cilat ishin problemet që e shqetësonin?
Bashkëshorti im vdiq duke thënë: Ju lutem shumë mos shkatërroni institucionet artistike, si operën, Teatrin kombëtar, Kinostudion dhe QKKF. Këto fjalë ai nuk mi tha vetëm mua, por ai i tha në prani të disa miqve të tij dhe personalit