Nafta arrin në 73 dollarë për fuçi
Nafta ra në kuota poshtë 73 dollarëve për fuçi, prej shqetësimit se kriza evropiane e borxheve do të rrëzojë kërkesën globale për energji, ndërsa forcimi i dollarit e tkurri fuqinë blerëse për zotëruesit e valutave të tjera. Mbushja gati plot e depozitave në Kushing të Oklahomës,
që është pika e çmimit të bençmarkun amerikan WTI, po ushtron gjithashtu presion mbi kontratat e dërgesave të afërme, duke krijuar strukturën contango të tregut më me kontrast në 15 muaj. Nafta regjistroi fitime të ndjeshme, pas shpalljes së paketës së shpëtimit për eurozonën. Por rënia e vlerës së aksioneve aziatike kontribuan në rënien e çmimeve të naftës të premten. Analistët thonë se rënia e çmimeve të brutos ËTI për muajin paraprirës, në krahasim me një pas tij, mund të vazhdojë të zgjerohet, pasi niveli i depozitave të karburantit në Kushing të Oklahomës vazhdon të rritet. Javën e kaluar ato arritën nivelin rekord prej 37 milion fuçish.