Mario Gomes: Kampion Evrope, pastaj bote
Pas suksesit të arritur në Gjermani, sulmuesi 22-vjeçar i Shtutgartit, Mario Gomez, kërkon të shpërthejë edhe në kampionatin evropian me Kombëtaren gjermane.
Në sezonin e kaluar Gomez shënoi 28 gola në 32 ndeshje zyrtare për ekipin e Shtutgartit. Një kuotë kjo që nuk ka kaluar pa rënë në sy të klubeve të mëdha si Çelsi, Milani apo edhe Reali i Madridit, të cilat prej kohësh kanë shfaqur interesin e tyre për sulmuesin. Përpara udhëtimit bashkë me përfaqësuesen gjermane drejt Zvicrës, Mario Gomez ka folur në një intervistë për kampionatin evropian, planet e tij për të ardhmen, kualitetin dhe ëndrrat. I pyetur se cilat janë ëndrrat e tij, sulmuesi thotë: “Mund të ëndërrosh, por nuk mund të planifikosh. Megjithatë, në futboll unë kam synime mjaft të qarta: dua të arrij sa më shumë. Dhe dëshira ime më e madhe do të ishte që tani të shpallesha kampion Evrope, pastaj bote, si dhe fitues i Ligës së Kampioneve. Gjithsesi, këto janë thjesht ëndrra dhe nuk i dihet nëse do t’ia arrij ndonjëherë qëllimit apo jo”. Për të ardhmen: “Tani për tani, dua të flas vetëm për kampionatin evropian dhe nuk dua t’ia di për futbollin e klubeve, sepse nuk më intereson për momentin. Idhulli im si fëmijë? Ka qenë Romario. Unë jam sulmues dhe si i tillë më pëlqen spektakli. Përsa i përket lojtarëve kryesorë të Evropianit, është shumë e vështirë për t’u thënë. Në turne të tillë, ata që bien më tepër në sy janë sulmuesit, megjithatë unë personalisht shoh Spanjën si një skuadër mjaft të fortë. Ajo ka shumë lojtarë të rinj si Iniesta e Fabregas në mesfushë, apo Torres e Vila në sulm. Padyshim, që një nga sulmuesit më të mirë është edhe Karim Benzema”. Në fund, vlerësimi që i bëjnë gjermanët Kombëtares: “Për futbollistët gjermanë, gjëja më e rëndësishme është të luajnë për përfaqësuesen e vendit të tyre. Ndërsa në Spanjë është ndryshe, në fillim vijnë Reali i Madridit ose Barcelona, e pastaj kombëtarja”, përfundoi sulmuesi.
“Balak, lider si Oliver Kahn”
Një komb i tërë beson te mesfushori 31-vjeçar Mikael Balak. Ai është kapiteni dhe koka e skuadrës së Joakim Lëvit, gjë të cilën e vërtetoi më së miri në ndeshjen e fundit miqësore kundër Serbisë. Shokët e skuadrës e krahasojnë mesfushorin e Çelsit si udhëheqësin e vetëm të përfaqësueses. “Mikael Balak është një udhëheqës në fushën e lojës njësoj si Oliver Kahn, duke filluar që nga paraqitja e deri te dëshira për të fituar. Ai na motivon gjatë gjithë kohës dhe është një kapiten model”, kështu është shprehur sulmuesi 22-vjeçar, Lukas Podolski, për Balak. I të njëjtit mendim është edhe shoku i tij te Bajerni i Mynihut, Marsel Jansen. “Si Oliver Kahn dhe Mikael Balak kanë një gjë të përbashkët: ata duan të fitojnë me çdo kusht. Gjithnjë. Për ata ka vlerë vetëm vendi i parë”, tha mbrojtësi 21-vjeçar, Jansen.
Hanri: Dua të jem shënuesi më i mirë i Evropianit
Legjenda e futbollit francez, Tierri Hanri, i cili është golashënuesi më i mirë në historinë e futbollit francez, ka deklaruar ditën e djeshme se do të synojë të bëhet edhe shënuesi më i mirë i Evropianit. Në ndeshjen e djeshme miqësore ndaj Kolumbisë, ish-sulmuesi i Arsenalit arriti pjesëmarrjen e tij të 100-të me “gjelat”, dhe ndodhet në vend të gjashtë përsa i përket aktivizimit me kombëtaren, pasi vendin e parë e mban Lilian Turam që ka luajtur në 139 ndeshje. Në këto 100 takime, Hanri ka realizuar 44 gola, ndërkohë që pas tij renditet Mishel Platini me 41, i ndjekur nga Trezege (34) dhe Zidan (31). “Ekipi është në një formë të mirë dhe këtë e kemi treguar qartë në ndeshjet e fundit që kemi zhvilluar, ku edhe pse nuk kemi arritur rezultatin e kërkuar, kemi bindur me lojën tonë. Ajo që më jep më shumë besim për një sukses në Evropianin e këtij viti, është se kemi një sulm që kombinohet në mënyrën perfekte. Loja me Riberinë dhe Benzemanë është tepër e kombinuar dhe besoj se do të shënojmë lehtësisht në portat e kundërshtarëve. Por përveç arritjes të një suksesi me kombëtaren në Austri dhe Zvicër, do të përpiqem për një sukses personal. Kam si qëllim të fitoj “Këpucën e Artë” të Evropianit. Edhe pse jam shënuesi më i mirë i Kombëtares franceze, nuk kam arritur të fitoj ndonjë çmim, ndaj dua që shifrave të mia t’u jepet vlera e merituar”, tha Tierri Hanri.
Kanavaro: Kielini, më dediko një gol
Pas analizave të kryera si rrjedhojë e dëmtimit të pësuar dy ditë më parë, ditën e djeshme, Fabio Kanavaro është ribashkuar me skuadrën në vendgrumbullimin e italianëve mbi paterica. Në fytyrën e tij shprehej qartë zhgënjimi pas një incidenti të tillë, por gjithsesi, përpara gazetarëve, por mbi të gjitha përpara shokëve të tij të skuadrës, kapiteni i kampionëve të botës mundohej që ta fshihte sa më shumë një gjë të tillë. Në pritje të operacionit që do të kryhet ditën e sotme në një klinikë në Vjenë (Austri), mbrojtësi i Realit të Madridit, deklaron: “Kielini ka qenë shumë i mërzitur pas atij incidenti të ndodhur në stërvitjen e dy ditëve më parë dhe e kuptoj mjaft mirë. Mbrëmjen e dëmtimit fytyra e tij ishte e zverdhur nga zhgënjimi. Gjithsesi, ai nuk ka asnjë faj në këtë çështje. Një gjë e tillë mund t’i ndodhte kujtdo. Kemi folur bashkë për disa minuta. I kam kërkuar që për të shpaguar këtë çfarë më ndodhi, duhet të shënojë një gol gjatë këtij kompeticioni (ironizon Kanavaro). Nëse një gjë e tillë do të ndodhë, ai e di mirë se kujt duhet t’ia dedikojë atë”, përfundon, Kanavaro.