Mario dhe makthi Nojer, një hakmarrje që pritet prej 3 vitesh
Në 2009-ën Italia me Gjermaninë janë përballur në gjysmëfinalen e Europianit për Under 21, axurrët kanë dominuar takimin, por portieri gjerman ka pritur gjithçka. Balo kërkon revanshin
Ka fytyra portierësh që sulmuesve i mbeten në memorie si llogari të hapura. Kur të enjten në mbrëmje Mario Baloteli do të përballet me Manuel Nojer, nuk do ta shikojë siç ka parë Xho Hartin para penalltive ndaj Anglisë, duke qeshur, por pa inat: nuk mund të zemërohej me shokun e tij të skuadrës te Siti vetëm sepse po kërkonte ta bënte nervoz.
Nojer jo, e ka zemëruar keq për arsye të tjera dhe Baloteli e mban mend atë sfidë me gjermanët si një nga më zhgënjyeset të karrierës së tij: i vinte për të qarë por nuk e ka bërë, sepse nuk është nga ata që qajnë për një ndeshje futbollit, por ata që kanë qenë të pranishëm në Helsinborg natën e 26 qershorit të tre viteve më parë, mbajnë mend Balotelin me kokën e ulur, fjalëpakë dhe me një shikim të trishtuar.
Ishte trishtimi i atij që e di se ka pësuar një padrejtësi. Nëse është e vërtetë se koha të jep gjithmonë një mundësi për revansh, mbrëmja e sotme do të jetë ajo e duhura. Mbi të gjitha për Balotelin.
PARALELE Tre vite më pas do të jetë si një kthim në të kaluarën: edhe atëherë Itali-Gjermani vlente finalen europiane (Under 21); atëherë, dhe pikërisht kundër Gjermanisë, ka qenë pika më e lartë e një Italie që kërkonte kthesën e futbollit cilësor, siç po i ndodh skuadrës së Prandeli në këtë Europian; në fundin e asaj ndeshje, ajo që ka mbetur ka qenë një llogari për tu paguar pas shumë rasteve të shpërdoruara nga axurrët.
Jo vetëm një defekt i tiji, në këtë kombëtare që krijon shumë, realizon pak dhe rrezikon shumë (për të mbetur me duar bosh), por është ajo që ndoshta këtë herë Baloteli nuk do tia falte vetes. Ajo që ndoshta këtë herë nuk do ti falej, pas një Europiani të kaluar duke pritur frytet e profesionit të tij si sulmues.
MURI NOJER Italia e priste që atëherë, në 2009-ën në Zvicër. E priste Kaziragi, që e ka rikuperuar pas skualifikimit për një karton të kuq. E prisnin gjermanët, që e kishin vënë poshtë në miqësore, tetë muaj më parë.
E priste Boateng, që luante si qendërmbrojtës dhe sot me Lëv luan në krahun e djathtë, por ishte që atëherë ashtu si Ozil, Humels dhe Nojer (Kedira jo dhe as Markizio: njëri ka qenë i dëmtuar dhe tjetri i skualifikuar).
Italia është përplasur kundër një muri të ngritur nga fati i keq: raste të shumta, dy traversa, një largim i topit në vijën e portës. Baloteli kundër të vetmit mur të Gjermanisë: Nojer, më i miri në fushë.
Në një moment të caktuar Mario ka filluar të godasë portën nga çdo pozicion, siç bënte në të kaluarën për ta zgjidhur ai ndeshjen dhe sot duhet ta bëjë pak më shpesh, për të mos gjetur një Terri që e pengon një hap larg golit. Por Nojer atë mbrëmje ka pritur gjithçka në ço mënyrë, edhe një goditje dënimi që për të gjithë ishte dukur një gol i sigurtë.
ME ENOK DHE SHOKËT Balotelit sot Prandeli do ti kërkojë të marrë revanshin me më pak nxitim, duke qenë i qetë si mbasditen e të martës: në fund të stërvitjes Mario ka luajtur ne fushën përballe stadiumit ku stërvitet Italia me vëllanë e tij Enok dhe me shokët Skot dhe Puma, deri kur kanë mbërritur telekamerat dhe ai është larguar, me topin që ia ka kërkuar vëllai.
Ej, na jep topin, i ka thirrur Enok, por Balo kishte filluar ta përdorte si daulle, ose si top basketbolli: edhe pse për pak momente, liria e tij e preferuar.
8 trofetë e fituar nga Baloteli. Pesë me Interin: 6 tituj, Champions, Superkupë Italiane dhe Kupë Italie. Dhe dy me Mançester Sitin: Premier Ligën dhe Kupën e Anglisë
12 ndeshje të Balotelit me kombëtaren. Ka debutuar më 10 gusht 2010 në miqësoren Itali-Bregu i Fildishtë 0-1
2 gola të SuperMarios me axurrët dhe si për çudi gjithnjë në Poloni: në miqësoren e Vroklavës me Poloninë (2-0) më 11/11/2011 dhe në këtë Europian në Poznan kundër Irlandës (2-0)
