E Diel, 1 Nëntor 2026

Saki, verë e kuqe dhe kafè Gjërat që nuk dini për Jogin

Përgatiti: Erion ABULE

Trajneri i kombëtares gjermane është i dashuruar pas Italisë. Para çdo ndeshjeje pi një ekspres dhe ha një fetë tortë. Ka pasur një Fiat Ritmo me targën LÖW 2

Joakim Lëv e përsërit shpesh se nuk është supersticioz, por në Afrikën e Jugut ka mbajtur veshur për katër ndeshje të njëjtën pulovër të kaltër, që tani ndodhet e mbyllur brenda një kornize dhe do të përfundojë në muzezun e Federatës Gjermane të Futbollit: nëse nuk ishte supersticiozitet, të paktën ishte një ndihmë e papritur.

E hedhur në ankand për bamirësi, është paguar një milion euro, para që kanë shkuar për një fondacion për fëmijë në nevojë.Trajneri i Gjermanisë, për (thuajse) të gjithë vetëm Jogi, tregon se nuk ka rite të veçanta, por edhe këtë herë, si dy vjet më parë, u ka dhuruar një byzylyk fatsjellës  lojtarëve dhe bashkëpunëtorëve: Shamballa, drita e dashurisë. Dhe para se të hyjë në fushë, pi gjithnjë një kafè ekspres dhe ha një fetë tortë në dhomat e zhveshjes.

Trajnerit të kombëtares, nuk i intereson për të qenë një nga njerëzit më seksi të Gjermanisë (kështu i thanë para dy ditësh), por vetëm, suksesi në këtë veprimtari. Dhe nuk do të jetë supersticioz, por sapo i flasin për festën hipotetike për triumfin, reagon: Nuk merrem me këto detaje, shpresoj të mendoj për të premten. Me Italinë e eliminuar.

ITALIANI Lëv përdor gjithnjë tre ndajfolje (ekstrem, absolut, çmendurisht) për çdo situatë, edhe pse flet për akulloren apo kohën. Sidoqoftë, Italia është jashtëzakonisht e mirë, loja e saj absolutisht moderne; Bufon është çmendurisht i fortë. Por thelbi i mendimit të tij është:

Gjermania e di se mund të fitojë, nuk ka frikë nga e shkuara dhe nëse ka ndonjë ndeshje referimi me axurrët, është ajo e Dortmundit, por në 2011-ën, ai barazim, na bëri të kuptojmë se sa ishin përmirësuar italianët.

Për sa i takon pjesës tjetër, nuk ekziston revanshi, asnjë nuk mund të na e japë sërish gjysmëfinalen e botërorit të humbur në 2006-ën. Dhe nëse flitet për taktikë, tregon që lojtarët e tij janë përgatitur për ndryshimin e sistemit të lojës së axurrëve: Asnjë si ata arrin të modifikojë aspektin taktik gjatë ndeshjes.

Trajneri i Gjermanisë ka qenë gjithnjë nga pak italian, në aspektin futbollistik dhe në stilin e jetës. Pi kafè të shkurtër dhe verë të kuqe prej 10-të vjetësh, ndërsa bashkëkombasit e tij, i janë afruar në vitet e fundit, pas shekujsh me birra dhe kafè të gjatë.

Ka studiuar futbollin e Arrigo Sakit, sepse kur ishte një futbollist në fund të karrierës, në Zvicër, kishte si trajner te Shafhauzeni, një të dashuruar pas atij Milani, me emrin, Rolf Fringer. Ishte viti 1990, na thoshte të bënin presing dhe ta fillonim aksionin nga pas, edhe me mbrojtësit, por pa pasime të gjata.

Pikërisht ajo që Lëvi pretendon edhe tani nga Badshtuberi dhe Humelsi: nëse shikon një kros, ndalon stërvitjen dhe ulërima e tij dëgjohet deri në kodrat përballë Balltikut. Jogi ishte aq italian sa kishte një Fiat Ritmo, me targën LÖW 2.

Në kategorinë e dytë zvicerane nuk kishte një kontratë si profesionist, duhej të punonte part time. Si adhurues i Italisë, iu fut edhe modës: ideonte dhe shiste kravata, por më shumë se shokëve të skuadrës, nuk arriti ti promovojë më lart prodhimet e tij të quajtura Tony Montana.

Më mirë i shkoi me një personazh të futbollit italian, tashmë i famshëm si trajner: Roberto di Mateo: trajneri donte ta përjashtonte, italiani i Shafhauzenit ishte duke e lënë futbollin, por kapiteni, pra, Lëvi, i tha trajnerit të ri, pra Fringerit ose Sakit zvicerian:

Provoje, është i zoti dhe aty lindi një karrierë e madhe. Fringer e mori pastaj Lëvin te Shtutgardi, si ndihmës dhe aty lindi një tjetër karrierë, tashmë e madhe.

PUSHIM, PARUKE DHE GAY Jogi mund të bëhet trajneri i parë i kombëtares gjermane që mund të fitojë ndaj Italisë në një veprimtari: dhe për tia dalë sillet si italian, kur e pyesin për përcaktimin e ditëve të pushimit.

Katër ditë janë shumë për të rekuperuar për një profesionist të stërvitur mirë dhe Italia nuk mu duk në gjunjë. Axurrët ishin të freskët është në minutën e 120.

Nuk e thotë se lojtarët e tij në atë orë kishin dy ditë që pushonin. Do ta detyrojmë Italinë të ndjekë ritmin tonë, do të jemi ne ata që do të marrin nisëm. Jemi gati.

Ai është përgatitur për Europianin sikur të ishte një futbollist: nuk pi më cigare, është dobësuar, ka refuzuar thuajse çdo përkushtim që mund tia heqë energjitë, përfshirë dhe sponsorët si dhe propozimin për të shkuar një libër.

Pyetja më e sikletshme u takon zërave mbi homoseksualitetin e tij. Është si historia e parukes: jo, i kam flokë të vërtetë. Jam 52 vjeç dhe jam me gruan time prej 34 vjetësh, – ka thënë pak kohë më parë.

Nëse do ta fitojë Europianin do të festojë me një gotë verë të kuqe dhe një darkë italiane, – ka rrëfyer para pak muajsh. Për të marrë trofeun ama, Jogi, duhet të kalojë axurrët. Dhe restorantet italiane të shtëpisë së tij, nuk do ta pranojnë prenotimin.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›