E Shtunë, 31 Tetor 2026

Milano, sot arrrin vëllai i Ronaldinjos

ASA (Albanian Sport Agency) - Roberto de Assis, vëllai dhe agjenti i Ronaldinjos do të zbarkojë sot në Milano. Edhe pse u bë publike përqafimi i tij me presidentin e Barcelonës, Huan Laporta, dhe tentavat për të qetësuar stafin, gazetarët e tifozët se asi brazilian do të qëndrojë në Barcelonë, Asis nuk e ndryshoi programin e tij.
Udhëtimet e tij të vazhdueshme në Milano e shqetësojnë jo pak ambientin "blaugrana". Aq më tepër që vëllai i Ronaldinjos nuk është më prokuratori i Rikardo Olieveiras.

Shkrimi origjinal

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›