Real Madrid, ikën Raul, vjen Kristiano Ronaldo

ASA (Albanian Sport Agency) - Sipas të përditshmes spanjole "Marca", në fund të sezonit kapiteni i Realit të Madridit, Raul, do të lërë klubin madrilen. Rauli, 29 vjec, do të zëvendësohet nga portugezi Kristiano Ronaldo, aktualisht në forcë me Mancester Junaitid. Raul ka një kontratë deri në fund të vitit 2010, por palët kanë rënë dakord për një prishje konsensuale të kontratës. Raul mund të largohet te Liverpuli, i cili stërvitet nga trajneri Rafa Benitez, një admirues i kapitenit spanjol.