Vendimi i plote i Kolegjit Zgjedhor si do vleresohen fletet per Tiranen
Update - Kolegji Zgjedhor zbardhi vendimin e tij të datës 13 qershor me të cilin pranoi pjesërisht kërkesë-padinë e Partisë Socialiste për anulimin e tabelave të rezultateve të shpallura nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për kryetarin e Bashkisë së Tiranës.
Vendimi numër 67 i datës 13 qershor 2011, i firmosur nga 5 anëtarët e trupës së Kolegjit, me kryesuese Dhurata Haverin, ka si bazë ligjore nenin 42 të Kushtetutës, një seri nenesh të Kodit Zgjedhor si dhe nenin 324 e vijues të Kodit të Procedurës Civile.
Pasi administroi provat e paraqitura nga palët, Kolegji Zgjedhor vlerësoi se hetimi administrativ nëpërmjet hapjes, këqyrjes dhe vlerësimit të të gjitha fletëve të hedhura jo në kutinë përkatëse, pavarësisht nga zarfi ku ndodhen, pra në zarfin e fletëve të pavlefshme apo të kontestuara, pavarësisht faktit nëse ka apo jo shënime në librat e protokollit të KZAZ-ve që reflektojnë mosmarrëveshjet në vendimmarrje në lidhje me këtë fletë, proces i shtrirë në 117 kuti, tashmë duhet të shtrihet në pjesën e mbetur të qendrave të votimit, gjithsej 368 qendra në të gjithë bashkinë Tiranë.
Kolegji çmon se statusi i këtyre fletëve të cilat nuk janë të kontestuara më pare, pasi me konsensus janë trajtuar me parë si të pavlefshme, të konsiderohen si fletë të kontestuara e të panumëruara më parë.
Në vendimin e tij, Kolegji thekson lidhur me numërimin e fletëve në117 kutitë, se duke u gjetur i papërkthyer vullneti i zgjedhësve në favor të asnjërit subjekt zgjedhor garues në zgjedhjet e 8 Majit, u bë leximi i tij nga ana e KQZ-së.
Në vendimin e Kolegjit theksohet se, në respektim të kritereve të zbatuara në nenin 117 të Kodit Zgjedhor, në funksion të ushtrimit të së drejtës së votës të lirë, të fshehtë dhe të barabartë, si dhe duke u pranuar nga pala e paditur prej KQZ se hedhja e votës prej zgjedhësit në një kuti tjetër të së njëjtës qendër votimi nuk e bën fletën e votimit të pavlefshme, i janë nënshtruar hetimit administrativ vetëm vendimet e KZAZ-ve lidhur me shpalljen si të pavlefshme të fletëve të votimit të cilat janë hedhur ne kuti tjetër të së njëjtës qendër prej 117 kutish.
Nga Kolegji Zgjedhor në analize të kësaj situate juridike vlerësohet se në rastin konkret gjendemi para një hetimi të pjesshëm i cili në vetvete ka prodhuar një tabelë përmbledhëse me mospërputhje në lidhje me shifrat dhe që nuk pasqyron vullnetin e të gjithë zgjedhësve.
Kjo ka ardhur për shkak se është kryer nga KQZ-ja hetim administrativ i paplote, selektiv që nuk trajton me të njëjtën procedurë rezultatin origjinal të 485 QV, por mjaftohet vetëm me hetimin administrative të pjesshme të një numri të kufizuar kutish dhe përfshirjen e rezultatit të një pjese të së tërës pa i nënshtruar logjikën e përdorur nga KQZ tabelës përmbledhëse të rezultatit për zonën zgjedhore në tërësinë e saj.
Në rastin konkret, KQZ është mjaftuar me ndërhyrjen në pjesë të veçanta të saj duke konkluduar në një produkt me mospërputhje në shifra ku numri i fletëve të votimit nuk rakordon me numrin e zgjedhësve.
Në vendimin e tij të datës 13 qershor, Kolegji thekson me tej se ky hetim i plotë do të kryhet në të gjitha kutitë e votimit për kryetar bashkie, këshillin bashkiak, kryetarin e njësisë bashkiake apo këshillin e njësisë bashkiake dhe do të përfshijë fletët e votimit të hedhura jo në kutinë përkatëse, procedure kjo që është ndjekur nga KQZ-ja për aq sa ka hetuar.
Sipas Kolegjit, rezultatet e vlerësimit të votave duhet të pasqyrohen në proces-verbalet e mbledhjes së KQZ dhe në tabelat përkatëse.
Vetëm nëpërmjet këtij hetimi të plotë administrativ, -theksohet më tej në vendimin e Kolegjit, - do të mundësohet zgjidhja e mospërputhjes së të dhënave në tabelën përmbledhëse dhe leximin e të gjitha votave, pavarësisht se për kë janë hedhur.
Kolegji vlerëson se hetimi gjithëpërfshirës garanton barazinë e votës, shqyrtimin e barabartë dhe të njëtrajtshëm si dhe leximin e vullnetit të shprehur të të gjithë zgjedhësve.