E Shtunë, 31 Tetor 2026

Marka “Authentic Albania”, do të rrisë konkurrencën në sektorin e turizmit

Në pritje të ligjit të ri për turizmin, në prag të sezonit turistik, e vetmja mënyrë për të rritur konkurrencën në sektorin e turizmit është marka e cilësisë “ Authentic Albania”.

Sipas specialistëve të turizmit, një hotel duke qenë i certifikuar, rrit nivelin e shërbimeve, por edhe mundësi të reja për zhvillimin e tyre. Të gjitha çmimet e kësaj marke janë të vlefshme për 2 vjet, më pas ata rivlerësohen. Struktura e markës së cilësisë “Authentic Albania” është ndërtuar mbi 37 kriteret ndërkombëtare të zhvillimit të qëndrueshëm të turizmit. Deri në një ligj të mirëfilltë për këtë sektor, marka “Athentic Albania” do të jetë mënyra e vetme konkurruese në këtë treg.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›