Markez: Gazetarët nuk mund të mendojnë më mirë sesa shkruajnë
Çmimi “Nobel” i Letërsisë i vitit 1982, kolombiani Gabriel Garcia Marquez, ka pohuar për gazetën spanjolle "El Pais" se “gjithnjë e më shumë po vuan cilësinë e dobët të gazetarisë së shkruar” dhe se “tani është gjë e rrallë të gjesh një reportazh të shkruar profesionalisht”. "Gazetaria është dhunti që jo gjithkush e ka", - shpjegoi shkrimtari gjatë Seminarit VI Ndërkombëtar mbi gazetarinë zhvilluar në Monterrey (Meksikë) dhe ku merrnin pjesë gazetarë nga Amerika Latine, Evropa dhe SHBA.
Autori i "Njëqind Vjet vetmi", "Dashuria në kohërat e kolerës", u shpreh se gazetaria e sotme e bënte gjithnjë e më depresiv, sepse siç theksoi ai, "gazetarët nuk mund të mendojnë më mirë se sa shkruajnë". Garcia Marquez tha se gazetarinë e kishte në shpirt dhe se ai është profesioni më i bukur. "Nuk ka profesion më të bukur në botë se sa gazetaria", - pohoi Çmimi “Nobel” i cili veç kësaj shpjegoi se ndihej keq kur lexonte gazetat dhe cilësinë që ofrojnë ato. Shkrimtari i cili ka marrë Çmimin “Romulo Gallegos” (1972), Çmimin “Jorge Dimitrov për Paqen” (1979); Çmimin Nobel në Letërsi (1982), vuri në dukje se media nuk i jepte më kohën e mjaftueshme gazetarëve. "E pranoj se tani gazetat duhet të konkurrojnë radion dhe televizionin, por shtypi i shkruar ka një hapësirë më të madhe se media elektronike", - tha ai. “E shkruara del nga shpirti, mjetet e tjera janë aparate, janë makina", - tha shkrimtari kolumbian. Garcia Marquez, përfaqësuesi i realizmit magjik, cilësoi se tani gjen shumë pak reportazhe apo shënime që mund ti konsideronte "perla", apo që kur i lexon të bëjnë të thuash "cili do të jetë ky që e ka shkruar...?". "Përpara gazetaria ishte më e vështirë. Nuk kishte kaq shumë makineri dhe kjo të bënte të mendoje më shumë", - pohoi autori i shumë veprave letrare me famë botërore.
Familja e Lorkës, jo spektakël me poetin
Familja e poetit të njohur spanjoll, Federiko Lorka, njoftoi se nuk do të kundërshtonte hapjen e varrit të përbashkët, ku ishte varrosur ai bashkë me tre persona të tjerë, të cilët u pushkatuan në vitin 1936 pranë Grenades nga frankistët. “Ne nuk do të kundërshtojmë hapjen e varrit, edhe pse nuk dëshirojmë të bëhet një gjë e tillë, por respektojmë dëshirën e palëve të tjera të përfshira në këtë çështje”, u shpreh në një intervistë të publikuar sot, Laura Garcia Lorka, mbesa dhe zëdhënësja e familjes së poetit. Kjo kërkesë vjen pas vendimit të gjykatësit të çështjes për t'u kërkuar shpjegime shërbimeve sekrete spanjolle për zhdukjen e mijëra personave gjatë luftës civile në Spanjë në vitet 1936-‘39 dhe periudhës së frankizmit në vitet 1939-‘75. “Ngurrimi i familjes për të mos hapur varrin e poetit qëndronte në faktin se gjithë kjo mund të shndërrohej në spektakël”, - tha mbesa e poetit. “Nëse duhet të bëhet një gjë e tillë, duam që kjo të bëhet në mënyrë private”, - shtoi Laura Lorka. Mbesa e poetit kujtoi se eshtrat e 1.000-3.000 viktimave të terrorit frankist gjendeshin pranë varrit të poetit dhe nuk kishte pse t'i rezervohej atij një fat ndryshe. “Aktualisht ata janë të varrosur të gjithë në një varr të përbashkët, pasi të gjithë ishin viktima të të njëjtit terror”, - shtoi ajo.
AFP