Shoh një Shqipëri me ekonomi në lulëzim
Eshtë nder dhe kënaqësi për mua që marr fjalën në Parlamentin shqiptar. Kolegë deputetë, ju sjell urimet më të mira nga ana e kryetarit dhe anëtarëve të Dhomës së Përfaqësuesve.
Kjo është vizita ime e parë në Shqipëri dhe përveç programit shumë interesant, kam qenë gjithashtu, një mike që jam pritur me ngrohtësi e një mirëseardhje tradicionale shqiptare. Jam shumë mirënjohëse për këtë. Më vjen keq se me sa duket, kam sjellë edhe klimën britanike me vete.
Mbretëria e Bashkuar dhe Shqipëria kanë marrëdhënie të ngushta për disa vite tashmë. Por, një gjë e tillë para vetëm 20 viteve ishte e paimagjinueshme, dhe kjo tregon se sa shumë bota ka ndryshuar, sa shumë Shqipëria ka ndryshuar. Unë sot shoh një Shqipëri që është në prag të bashkimit në NATO dhe një Shqipëri, që ka një Marrëveshje Asocim-Stabilizimi me Bashkimin Evropian, që është hapi i parë drejt një të ardhme në BE. Unë gjithashtu shoh një Shqipëri, që ka një ekonomi në lulëzim, me një kryeqytet gjithnjë e më modern. Dhe unë shoh një Shqipëri, që luan një rol shumë të rëndësishëm moderues në rajon. Përgëzimet më të sinqerta për të gjitha këto.
Ka pasur sfida të vërteta, të cilat Shqipëria është dashur të përballojë për të arritur aty ku është sot. Sfida të tjera e presin. Jam në dijeni që një grup parlamentar po punon për kodin e ri parlamentar. Siç e dimë të gjithë, zgjedhjet që janë dhe konsiderohen të lira dhe të ndershme, janë treguesi më i mirë i demokracisë për çdo vend. Për këtë është e rëndësishme që marrëveshjet, që paraprijnë një proces zgjedhor, të kenë një mbështetje të gjerë. Është gjithashtu e rëndësishme që kjo marrëveshje të arrihet mjaft kohë përpara, në menyrë që të sigurohet se ato persona që administrojnë zgjedhjet, të jenë në dijeni që herët për zgjedhjet, për çfarë duhet bërë dhe si duhet bërë. Për këtë, ju uroj punë të mbarë në diskutimet në këtë fushë të rëndësishme dhe do të jem vërtet shumë e interesuar për të parë rezultatet.
Një tjetër sferë që e di se është e rëndësishme në këtë periudhë, është edhe reforma në drejtësi. Kjo është një fushë e rëndësishme në të gjitha vendet. Që një sistem ligjor të funksionojë me efikasitet, duhet mbështetja e njerëzve të atij vendi. Prandaj, është e rëndësishme të sigurohet pavarësi nga influenca të jashtme qoftë nga qeveria, nga ndonjë individ, trup ose grup. Legjislacioni duhet të sigurojë drejtësi efikase dhe transparente, të çliruar nga korrupsioni. Duhen marrë masa që të askush të mos abuzojë me pozicionin që ka, por këto masa nuk duhet të anashkalojnë faktin se individë që punojnë në sistemin e drejtësisë, nuk duhen penguar në përmbushjen e detyrave të tyre legjitime. Shqipëria ka nevojë për një sistem të tillë dhe shqiptarët e meritojnë atë. Ku ka tregues për korrupsion, qoftë në sistemin e drejtësisë, qoftë kudo tjetër, është e domosdoshme që të bëhen investigime të thella dhe aty ku dyshimet vërtetohen, atëherë personat e përfshirë, duhet të vihen para drejtësisë.
Ky Parlament ka detyrën e rëndësishme, që i është besuar nga populli shqiptar, të miratojë legjislacionin që siguron qeverisjen e mirë të vendit. Por vetëm të miratosh legjislacionin s’është e mjaftueshme. Është e domosdoshme që ky legjislacion të zbatohet plotësisht. Si deputete e di se është më mirë, që një legjislacion të mos miratohet fare sesa të miratohet dhe të mos zbatohet. Dhe në kërkesën e saj për t’u anëtarësuar në BE, Shqipëria nuk do të gjykohet nëse legjislacioni i miratuar është i standardeve të BE-së, por nëse ai zbatohet.
Ne jemi përpjekur për gati 1, 000 vjet që të kemi një demokraci të drejtë në Mbretërinë e Bashkuar. Dhe kemi akoma gjëra të cilat ne mund t’i përmirësojmë. Shqipëria doli nga diktatura para më pak se 20 vitesh dhe ka bërë hapa të mëdhenj përpara qysh prej atëherë. Por sot, ritmi i botës moderne kërkon veprime edhe më të shpejta. Dhe aspirata për t’u anëtarësuar në BE është tregues i faktit se është bërë rrugë e gjatë. Unë besoj se Shqipëria mund ta arrijë këtë dhe se një ditë Mbretëria e Bashkuar do të mirëpresë Shqipërinë si anëtare të BE-së. Megjithatë, unë nuk mund t’ju them një datë të saktë për këtë. Kjo do të varet shumë nga puna e bërë në këtë sallë.
Unë kam pasur privilegjin të zhvilloj takime me autoritetet më të larta të vendit, anëtarë të Komisionit parlamentar të Çështjeve Ligjore dhe përfaqësuese të shoqatave të grave.
Të gjithë këta njerëz më kanë përcjellë mesazhin se janë të vetëdijshëm për sfidat që janë për t’u përballuar, si dhe për vendosmërinë e tyre për të realizuar shpresat dhe aspiratat e gjithë shqiptarëve.
Më lejoni të përfundoj, duke ju uruar punë të mbarë në përpjekjet tuaja dhe duke ju falënderuar edhe një herë për nderin dhe mundësinë për të më mirëpritur në këtë vend të bukur!
Faleminderit shumë!