Postier Skënderi
Me postier Skënderin u takuam pas shumë vitesh në një dasmë. Unë isha e ftuar nga ana e nuses, ndërsa ai erdhi aty nga ora njëmbëdhjetë e darkës, kur gazi dhe hareja po arrinin kulmin. Erdhi në krye të tufës së krushqve, pasi dhëndri ishte nipi i tij, djali i vajzës. E kush e mbante Skënderin në këtë gëzim, ngrinte dolli, bënte urime për secilin sipas radhës dhe hidhej tërë qejf në valle duke tundur një shami e duke thirrur: “Hop-hop!” U takuam të dy aty mu në mes të turmës së dasmorëve që vallëzonin. Pasi më përqafoi, më pyeti: “A më mban mend?” Po si nuk e mbaja mend unë postier Skënderin... ndonëse tani ka dalë në pension, flokët i janë rralluar dhe zbardhur, është shëndoshur disi, por megjithatë nuk e ka humbur aspak atë gjallërinë e dikurshme, ndërsa sytë i kanë mbetur si dikur të qeshur e të sinqertë.
Skënderi ishte postier i qytetit tim. Thuajse ditë e përditë e shihja rrugëve të palodhur me çantën e postierit në sup. Unë merrja shumë letra në ato vite dhe Skënderi i përpiktë trokiste në derën time. Dhe sa gëzim kur të dërgojnë letra miqtë e tu! Mirëpo asokohe më vinin letra edhe nga dy xhaxhallarët, të cilët nuk i njihja, pasi kishin emigruar para se të lindja unë dhe ishin vendosur në Izrael. Këto letrat e tyre ishin të mbushura me fjalë malli shumë dashuri, ato kishin vlerë edhe për pullat, që mbanin mbi zarfe si të një vendi të veçantë. E dija se letrat që vinin tek unë dhe ato që dërgoja kontrolloheshin, prandaj bëja shumë kujdes. Aty tek sporteli ku blija pullat punonte një burrë me një kokë të madhe dhe me sy pa pikën e shprehjes, isha e sigurt se ai punonte për Sigurimin. Qëlloi nja dy herë të më vinin letra të hapura, apo letra të miat nuk mbërritën atje ku i dërgova. U ankova tek drejtori i postës. Ai më pyeti në dyshoja për njeri dhe unë përmenda emrin e Vehapit. Ndërsa postier Skënderi ishte aq i kujdesshëm, saqë edhe kur nuk më gjente në shtëpi i mbante në çantë letrat e mia.
Kam edhe një kujtim të bukur për të. Atë pasdite, në orën katër e gjysmë trokitën në derën time. E hapa e përgjumur. Ishte postieri, Skënderi. Më zgjati një letër. Po e merrja e shkujdesur, duke kujtuar se ishte diçka për mua, por postieri më pyeti për adresën e Lasgushit në Tiranë, se ajo që kishte prurë, ishte një kartolinë për Lasgushin. Nxora një zarf, e futa kartolinën brenda dhe shkrova adresën. Pastaj u kujtova: pse të mos e dija se kush e dërgonte? Ajo ishte një kartolinë me pamje qytetesh: Gilan, Prishtinë, Mitrovicë e në të shkruhej: "Përshëndetje nga Kosova". Kurse prapa kartolinës ishin shkruar këto fjalë:
"Xhaxhi Lasgush, ende jam i vogël, 11-muajsh, por, meqë mbaj emrin tënd, të uroj jetë të gjatë e shëndet dhe gëzuar Vitin e Ri 1986!
Lasgush Kyçyku-Ferizaj"
Kur e lexoi Lasgushi në Tiranë, u mallëngjye shumë. Në mars 1986 postier Skënderi më solli një kartolinë tjetër. Në të shkruhej:
"I dashuri Lasgush, zog i qiejve. Po të përshëndes nga zemra duke të dëshiruar jetë të gjatë sa malet tona. Unë jam një kosovar që kam trashëguar emrin tënd për së gjalli, duke e pagëzuar djalin tim Lasgush. Besoj se do ta mbajë me respekt këtë emër të ndritshëm të kombit tonë.
Me nderime nga Polonia. Ragip Kyçyku
Të përshëndes ty dhe tërë Shqipërinë".
Në fund të viteve tetëdhjetë u lejuan deri diku që të vinin edhe libra nga jashtë shtetit. Një verë kish ardhur nga Amerika një kushëri i fqinjës sime lindur atje me prindër shqiptarë dhe unë e ndihmova, duke i dhënë mësime në gjuhën shqipe. Kur iku ai më la fjalorin e tij anglisht-anglisht e më pastaj më dërgoi dy pako të mëdha me libra. Pakot erdhën të shqyera dhe mungonin dymbëdhjetë libra nga më të mirët e letërsisë amerikane. U mërzita për tmerr. Vjedhja ishte bërë në Tiranë. Dërgova letra ankimi tek drejtori i postave Sokol Hoxha dhe tek funksionarët për kulturën Manush Myftiu dhe Foto Çami. Librat nuk u gjetën kurrë. Edhe më parë më patën humbur fjalorë nëpër dogana.
Pas pak kohësh të kësaj gurguleje një ditë trokiti dera dhe më erdhi postier Skënderi në duar mbante një goxha kuti kartoni, më zgjati një letër për të firmosur dhe iku. Postier Skënderi më solli një dhuratë të çmuar, një fjalor shumë të madh anglisht-anglisht me gati katërqind mijë fjalë, i cili më ka ndihmuar aq shumë në punën time dhe sa herë që e hap kujtoj Skënderin e mirë.
Ka qenë një kohë, shekulli që kaloi, kur ishte fare mrekulli se u shkruanim letra miqve dhe mikeshave dhe sa e bukur ishte pritja e një letre, në fillim llogarisje për sa ditë do arrinte letra tek adresa e duhur. Më tej mikesha jote ulej në tryezë, merrte penë e letër dhe të shkruante përgjigjen duke i prekur germat njëra pas tjetrës me fjalë zemre, më tutje pas disa ditëve dëgjohej në derë trokitja e postierit. Çfarë mrekullie ishte ajo trokitja në derë e postierit! Kurse tani çfarë bëjmë? Ne shkruajmë letra elektronike, që fluturojnë në çdo cep të globit, por ata zhduken me një të shtypur, të cilën dora jote mund të bëjë pa dashje. Nuk ka më sirtarë, ku mund të ruash letrat dhe t’i prekësh me duar. Ato mbeten aty veç në atë kuti, që e quajmë kompjuter.