SHISH Ceka :Komisionet të diskutojnë me ekspertët ndërkombëtarë
Autori i Lajmit: S. Topi
Ish-ministri i Brendshëm dhe ish-kreu i Komisionit të Sigurisë Neritan Ceka këshillon komisionet parlamentare që të diskutojnë me ekspertët ndërkombëtare lidhur me ligjin e ri për Shërbimin Informativ Shtetëror. Ceka pohon për “Ballkan” se ligji i SHISH është shumë i rëndësishëm jo vetëm për sigurinë e vendit tonë por dhe sigurinë në kuadër të Aleancës së Atlantikut të Veriut ku Shqipëria tashmë bën pjesë. Për këtë arsye sipas tij është e nevojshme që drafti të diskutohet me ndërkombëtarët. Por megjithëse mbështet sugjerimet e ambasadorit amerikan Xhon Uidhers për këtë projektligj, Ceka shton se ndryshimet e tij janë të rëndësishëm sepse duhet të sigurohet mbrojtja e vendit jo vetëm nga sulmet nga jashtë por dhe nga brenda vendit.
Deklarata
Ish-ministri i Brendshëm pohon se SHISH që në momentin e ngritjes së tij në vitin 1998 është bërë në bashkëpunim me shumë vende evropiane por më pas ka pasur dhe bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. “Ne kemi punuar për ta ndërtuar Shërbimin Informativ Shtetëror me shërbimet angleze, franceze, dhe italiane. Siguria jonë nuk është siguria vetëm e Shqipërisë por është në kuadrin e NATO-s prandaj është një shërbim që duhet të vazhdojë të ndërtohet në partneriteti të plotë me Aleancën e Atlantikut të Veriut me Shtetet e Bashkuara të Amerikës por dhe me partnerët e tjerë me të cilët është bashkëpunuar deri tani”, - pohon ai për “Ballkan”. Sipas Cekës është e rëndësishme që komisionet parlamentare të vazhdojnë diskutimin me ekspertët ndërkombëtarë në mënyrë që ky projektligj të jetë në standardet e duhura. “Komisionet duhet të vazhdojnë të dëgjojnë ekspertët ndërkombëtarë për të ndërtuar mbi këtë bazë të ardhmen e këtij shërbimi”, - pohon ai. I pyetur nëse është dakord me ndryshimet që pritet të miratohen për SHISH, Ceka tha: “Ndryshimet janë nevojshme porsa i përket fushës së veprimtarisë. SHISH është një organ që duhet të garantojë sigurinë e vendit, jo vetëm nga sulmet nga jashtë por edhe ato nga brenda”. Komisioni i Ligjeve tashmë ka miratuar projektligjin për SHISH. Ky komision pranoi dhe një pjesë të madhe të amendimeve të bëra nga kreu i SHISH, Bahri Shaqiri. Në bazë të këtyre amendimeve parashikohet që SHISH të mbledhë informacione dhe të kryej veprimtari zbulimi për aktivitetet që zhvillohen jashtë vendin, në funksion të sigurimit kombëtar; të mbledhë informacione kundërzbulimi brenda vendit për ruajtjen e integritetit, të pavarësisë e të rendit kushtetues si dhe të mbledhë informacione për terrorizmin, për individë, grupe apo organizata që mbështesin e financojnë atë. Ndërkohë që një dispozitë kalimtare e shtuar në draftin e propozuar nga Qeveria parashikon që drejtori dhe zëvendësdrejtori i Shërbimit Informativ të Shtetit të emërohen në detyrë brenda 60 ditëve nga hyrja në fuqi e këtij projektligji. Kjo bën që kreu aktual i SHISH të largohet nga detyra me hyrjen në fuqi të draftit i cili është ende në diskutim në Kuvend. Mandati i kreut të ri të SHISH do të jetë 5 vjet ndërsa mandati i parë zëvendësdrejtorit të SHISH do të jetë 3 vjet.
Ky lajm është publikuar: 15/03/2010