"Marks & Spencer" shkurton 1230 vende pune
Grupi britanik i dyqaneve "Marks & Spencer" njoftoi sot një plan kursimesh që parashikon mbylljen e 27 dyqaneve dhe shkurtimin e deri 1 230 vendeve të punës.
Në një raport për veprimtarinë me objektiv analizën e shitjeve të fundvitit, që treguan një rënie prej 7,1 për qind në krahasim me shifrat për shitjet gjatë tremujorit të fundit të vitit 2008, kompania njoftoi një sërë masash për zvogëlimin e kostove të saj.
Këto masa kanë të bëjnë kryesisht me mbylljen e 27 dyqaneve, veçanërisht të tipit "Simply Food", që sheshin vetëm produkte ushqimore. Kjo pritet të sjellë shkurtimin e rreth 780 vendesh pune, shtoi grupi. Për më tepër, "Mark & Spencer", parashikon shkurtimin e 450 posteve në shërbimet e administratës gjë që pritet të zvogëlojë efektivat e këtyre shërbimeve me rreth 15 për qind.
Përveç këtyre, grupi do të zvogëlojë avantazhet e punonjësve të tij në fushën e fondeve për pensionet. (atsh)