Solana: Gazi nuk duhet të shërbejë si instrument politik
Përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikën e jashtme, Javier Solana tha sot se gazi nuk duhet të përdoret si "instrument politik" duke iu referuar konfliktit që ka kundërvënë Rusinë dhe Ukrainën lidhur me furnizimin me gaz.
"Gazi nuk duhet të jetë instrument politik", deklaroi përfaqësuesi i lartë evropian, ndërsa Rusia e ka ndërprerë plotësisht sot furnizimin e Evropës me gaz përmes gazsjellësve ukrainas, sipas Kievit.
Disa vende evropiane kanë njoftuar se nuk merrnin më efektivisht gazin rus.
"Nuk duhet përdorur nafta dhe gazi si armë politike, ne duhet të jemi në gjendje të gjejmë mekanizma profesionalë, që të mos kenë ulje ngritje të natyrës politike", shtoi Solananë Radion Kombëtare Spanjolle (RNE).
Rusia ndaloi më 1 janar furnizimin e fqinjit të saj me gaz pas negociatave të pafrytshme lidhur me tarifat që duhen zbatuar për vitin 2009 dhe për pagesat e prapambetura.
Rusia, një pjesë e madhe e eksporteve të së cilës (80%) me destinacion Evropën kalojnë tranzit përmes territorit ukrainas, ka akuzuar Kievin për "vjedhje" të gazit me destinacion Evropën dhe se ka mbyllur gazsjellësit e tranzitit, akuza të hedhura poshtë nga Ukraina.
Kievi akuzoi Moskën nga ana e tij se nuk i përmbushte angazhimet në fushën e furnizimit të evropianëve me gaz.
"Ka një problem borxhi që duhet shlyerdhe unë mendoj se kjo do të zgjidhet", vlerësoi Solana.