Marles Shqiperia terheqese per investimet
Pikënisje për forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve e vlerësuan Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli dhe zv/Ministri i Jashtëm të Australisë, Richard Marles, vizitën e këtij të fundit ne vendin tonë. “Shqipëria është një vend shumë i bukur. Është hera e parë që vij këtu dhe impresioni është shumë pozitiv. Duke lexuar mbi të kaluarën tuaj të vështirë, jam i bindur dhe konfirmoj se ju keni lënë pas gjurmët e errëta të regjimit komunist që keni përjetuar dhe jeni në rrugën e përparimit të shpejtë.” u shpreh z. Marles, i cili theksoi gjithashtu se Shqipëria ka një histori të mirë ekonomike për t’ia treguar vendeve të Europës e më gjerë. “Keni shumë për të thënë mbi këtë sukses dhe ky është një oportunitet për të cilin edhe investitorët australianë duhet të inkurajohen.”-tha ai. Kryetarja e Kuvendit tha se “Potencialet dhe resurset shqiptare janë një mundësi reale për shndërrimin e investimeve në histori suksesi, falë dhe klimës së favorshme që qeveria shqiptare ofron në mbështetje të investitorëve të huaj”.
Zonja Topalli shprehu mirënjohjen për mbështetjen që Australia ka dhënë ndaj anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, duke theksuar se vendi tani është i orientuar drejt integrimit europian.
Zonja Topalli shprehu mirënjohjen për mbështetjen që Australia ka dhënë ndaj anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, duke theksuar se vendi tani është i orientuar drejt integrimit europian.