Kryeministri viziton bazën për shpërndarjen e ndihmave
Autori i Lajmit: Redaksia
Kreu i Qeverisë shqiptare, Sali Berisha, ka vizituar dje Bazën Operacionale për Ndarjen e Ndihmave në Gjadër. Ai ka pohuar se ndihmat e grumbulluara dëshmojnë një solidaritet të jashtëzakonshëm që dëshmohet ndaj qytetit të Shkodrës. Ai ka falënderuar personalisht ushtarët dhe oficerët, si dhe të gjithë ata që gjatë gjithë kësaj kohe, po merren me sistemimin dhe shpërndarjen e ndihmave për zonat e përmbytura, si dhe për të falënderuar të gjithë ata përfaqësues të biznesit, të cilët kanë kontribuar ndjeshëm, duke ofruar ndihmën e tyre konkrete për familjet e zonave të përmbytura. Gjithashtu, nga baza ushtarake e Gjadrit, kryeministri Berisha falënderoi edhe për solidaritetin e jashtëzakonshëm që është treguar ndaj qytetit të Shkodrës, në këto ditë të vështira.
Kryeministri Berisha, gjithashtu gjatë vizitës së tij në bazën e Gjadrit, u takua edhe me forcat ushtarake italiane, të cilat kishin ardhur në ndihmë të zonave të përmbytura, duke iu shprehur falënderimet e tij më të thella për ndihmën që ata po japin në kapërcimin e kësaj situate.
Ky lajm është publikuar: 14/01/2010