Shkëlqen Berisha

Dardan Berisha shfaqi paraqitjen e tij më të mirë deri më tani, pas tre ndeshjeve të Polonisë në Eurobasket 2011.
Basketbollisti pejan ishte njëri prej më meritorëve që Polonia regjistroi fitoren e parë në Grupin A, duke mposhtur Portugalinë me rezultat 81:73. 23 vjeçari shënoi plot 16 pikë dhe së bashku me realizuesin më të mirë Lukasz Koszarek (18) udhëhoqën Poloninë drejt fitores.
Berisha kontribuoi edhe me 4 kërcime dhe 3 asistime. Te Portugalia, që mbetet pa fitore pas tre dueleve, Antonio Tavares dhe Jorge Costa shënuan nga 13 pikë secili.
Spanja shënoi fitoren e tretë me radhë në Eurobasket 2011. Kampioni në fuqi mposhti Britaninë e Madhe 86:69. Pau Gasol ishte realizuesi më i mirë për Spanjën me 21 pikë, ndërsa vëllai i tij Marc shtoi 18 pikë dhe 11 kërcime.
Rudi Fernandez kontribuoi me 11 pikë, ndërsa Felipe Reyes realizoi 10. Luol Deng udhëhoqi Britaninë e Madhe me 17 pikë, ndërsa Daniel Clark shtoi 14. Në kryendeshjen mes Lituanisë dhe Turqisë fitoi nikoqiri Lituania me rezultat 75:68.
Në Grupin B, Italia shënoi fitoren e parë duke mposhtur Letoninë me rezultat 71:62. Andrea Bargnani ishte i jashtëzakonshëm duke realizuar 36 pikë, kuota e tij më e lartë ndonjëherë për Italinë.
Në përballjen tjetër të këtij grupi, Serbia vazhdoi me fitoren e saj të tretë, duke mposhtur Izraelin 89:80.
Ndërsa, Franca konfirmoi formën e saj të mirë dhe bilancin pozitiv duke arritur të mposht Gjermaninë me rezultat 76:65.
Grupi A
Rezultatet
Spanja – Britania e M86:69
Portugalia – Polonia73:81
Turqia – Lituania75:68
Tabela
Spanja6
Lituania6
Turqia5
Polonia4
Portugalia3
Britania e M3
Grupi B
Rezultatet
Serbia – Izraeli89:80
Letonia – Italia62:71
Franca – Gjermania76:65
Tabela
Serbia6
Franca6
Gjermania5
Italia4
Letonia3
Izraeli3