E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nasri e prishi shkëmbimin Sneijder-Tevez

Nga Express më 03 shtator 2011 në ora 09:02

Sipas menaxherit të Carlos Tevezit, Kia Joorabchian, Manchester City ka ofruar klientin e tij në shkëmbim për mesfushorin e Interit, Wesley Sneijder.

Sipas TalkSPORT, City synonte shkëmbimin e dy yjeve, por u tërhoq nga marrëveshja pas transferimit të Samir Nasrit nga Arsenali. Francezi iu bashkua klubit nga Etihad Stadium në transferim me vlerë prej 24 milionë funtesh, ndërsa Joorabchian ka bërë të ditur se Nasri e prishi marrëveshjen e mundshme, e cila do ta sillte Sneijderin në City dhe dërgonte Tevezin në Inter.

“Para një ose dy javësh Interit iu ofrua Carlosi në shkëmbim për Sneijderin, por më pas ata transferuan Nasrin dhe gjithçka mori fund”, tha Joorabchian. “City kishte shumë futbollistë në pozitën e njëjtë. Nëse nuk do të vinte Nasri, atëherë mund të kishte ndodhur realizimi i marrëveshjes së shkëmbimit”, theksoi ai.

Mirëpo, dështimi i bisedimeve i ka sjellë kokëçarje menaxherit Roberto Mancini, i cili tani përballet me një dilemë rreth Tevezit, nëse të mbajë ose tenton shitjen e sulmuesit argjentinas gjatë afatit kalimtar të janarit. Në anën tjetër, Sneijder ka treguar se ishte afër transferimit në Manchester United, por në fund mbeti në Inter.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›