E Diel, 1 Nëntor 2026

Marrëdhëniet Kosovë-Mali i Zi, Serbia tërheq ambasadorin nga Podgorica

Serbia ka protestuar tek Mali i Zi për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Kosovën, dhe ka tërhequr ambasadorin e saj Zoran Lutanovaç për konsultime në Beograd.
Ministria e Jashtme e Serbisë sot i ka paraqitur një shkresë përfaqësuesit të Malit të Zi në Beograd, me rastin e vendimit për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me, siç thuhet, "institucionet e përkohshme vetëqeverisëse në Prishtinë".
Ministri i Jashtëm Vuk Jeremiç ka urdhëruar tërheqjen e menjëhershme të ambasadorit të Serbisë në Podrgoriscë për konsultime në Beograd, thuhet në komunikatën e ministrisë së Jashtme të Serbisë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›