E Diel, 1 Nëntor 2026

Marrëdhëniet Shqipëri-Kosovë, Topi takon kreun e Kushtetueses

TIRANË- Presidenti i Republikës, Bamir Topi, dhe njëkohësisht Kryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, priti dje Kryetarin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, Enver Hasani. Në takim ishte i pranishëm edhe Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, Bashkim Dedja. Duke u ndalur në çështje të rëndësishme të sistemit të drejtësisë, Presidenti i Republikës shprehu vullnetin dhe angazhimin institucional që, në respekt të Kushtetutës dhe të ligjit, të kontribuojë në konsolidimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe mes dy vendeve, në shërbim të zgjerimit dhe thellimit të marrëdhënieve shumë të mira midis institucioneve të drejtësisë të shtetit shqiptar dhe atyre të shtetit të Kosovës. Në këtë drejtim, bashkëbiseduesit theksuan në mënyrë të veçantë në këtë takim edhe rëndësinë e hartimit dhe realizimit të projekteve konkrete të gjykatave kushtetuese të të dy vendeve, të konkretizuara përmes nënshkrimit të marrëveshjeve të ndryshme të bashkëpunimit në fushën e drejtësisë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›