PS terhiqet nga kutite, projektligji miratohet Rozeta Rapushi
Dy dite para afatit limit te vene nga nderkombetaret per zgjidhjen e krizes politike, Komisioni parlamentar i Ligjeve votoi dje me konsensus te plote nismen ligjore te Partise Socialiste, per komisionet hetimore parlamentare. Por celesi qe do t'i jepte zgjidhje nje here e mire konfliktit shtate mujor PD-PS per zgjedhjet, eshte gjetja e konsensusit gjate shqyrtimit dhe votimit nen per nen te kesaj nisme. Duket se terheqja e socialisteve nga hapja e kutive per fletet e votimit ka sjelle dhe uljen e tensioneve dhe shpresen per kompromis. "Per tu kuptuar me qarte se, ne mbrojtje te pozicionit politik te lidershipit tuaj politik ju kerkoni me cdo kusht te mos lejoni kqyrjen e kutive zgjedhore nga KH, po bej dy aresyetime ne logjiken e shprehur ketu. Duke iu referuar saktesisht dispozitave te Kodit Zgjedhor rezulton se ka dy lloje kutish- Kutia e votimit me fletet e votimit dhe Kutia me materialet e votimit. Edhe nese arsyetohet sipas pretendimit tuaj se "hapjen e kutive nuk e lejojne vendimet gjyqesore", nje gje e tille do te rezultonte teresisht e pasakte, per shkak se mosmarreveshja juridike ne gjykate ka qene e lidhur me te drejten proceduriale per rinumerimin dhe rivleresimin e fleteve te votimit dhe jo me kutit e materialeve te votimit. Duke vijuar me kete lloj arsyetimi, atehere nuk do te rezultonte asnje pengese, te pakten, per te hapur kutite e materialeve zgjedhore, perderisa nuk ka nje vendim gjykate, qe te jete shprehur per keto kuti. Jeni ju te gatshem per ta bere nje gje te tille? Sigurisht qe jo. Nuk ju lejon urdheri politik", ka qene mes te tjerave deklarata ofertuese e Xhafajt. Kryetari i Komisionit, Ilir Rusmali, u shpreh dje pas dy ore debatesh, se eshte optimist ne gjetjen e konsensusit, por sipas tij, socialistet duhet te pranojne amendamentet e demokrateve, qe do te paraqiten ne mbledhjen e sotme. Ato kerkojne qe kutite e votimit te mos hapen, pasi ka vendim gjykate dhe nese vleresohet e nevojshme t'i kerkohet mendimi i Komisionit te Venecias. "Partia Socialiste eshte viktime e nje atentati te rende ndaj Kushtetutes, qe po i ben kreu i saj Edi Rama. Nuk eshte Shqiperia si Ruzhdia, por si e pasqyron raporti i OSBE/ODIHR per zgjedhjet. Une besoj se do te arrijme ne nje kompromis dhe ai gjendet tek zbatimi i ligjit", tha Rusmali. Sipas tij, Ruzhdia nuk eshte fenomen elektoral i PD-se dhe ka treguar vullnetin e keq te opozites, duke braktisur procesin zgjedhor, pasi ne zgjedhjet e ardhshme mund te kete urdher politik per te braktisur procesin zgjedhor dhe ky perben nje rrezik per PS-ne, e cila do te behej nje viktime e nje atentati te rende ndaj saj dhe Kushtetutes. Per te paren here edhe nga kampi i majte u pa nje lloj terheqjeje. Nenkryetari i komisionit, Fatmir Xhafaj, ka kembengulur serish se "nese nuk hapen kutite e votimit, pra ato qe permbajne fletet e votimit, te hapen kutite qe permbajne materialet zgjedhore. Nuk ka asnje norme juridike, qe te kete ne permbajtjen e vete nje urdherim te tille. Nuk ka asnje norme te tille qe te ndaloje Komisionin Hetimor te Kuvendit, te keqyre materialin zgjedhor qe gjendet ne kutite e votimit. Nuk ka asnje vendim gjyqesor qe te urdheroje nje ndalim te tille". Ne replike me te, kreu Rusmali vijoi kritikat ndaj kryesocialistit Edi Rama, eshte i vetmi qe ne mungese te theksuar besimi, kerkon dhe dorezon ne Kuvend projektligje qe prekin rende Kushtetuten. "Rama nuk kishte besim ndaj donte nje ligj, qe te realizonte ne menyre absolute, qe t'i jape shumicen absolute ne komisione", vijoi Rusmali. Sipas tij eshte Rama qe ne menyre teresisht antikushtetuese, po kerkon te beje rolin e Prokurorit ne kete proces. Ne dy ore debate, anetaret e komisionit dhane ne fund nje rreze drite kompromisi per nismen e Partise Socialiste. Serish dje Majko beri te qarte, se selia roze nuk kerkon te nderhyje tek rezultati i zgjedhjeve, ta ndryshoje ate, por te diskutoje legjitimitetin e Kuvendit. Nderkohe qe Xhafaj, beri te qarte se vendi eshte ne nje krize politike dhe institucionale, thelbi i se ciles eshte procesi zgjedhor i 28 qershorit dhe duhet te zgjidhet. "Nuk e kuptoj pse merziteni ju kur flitet per parregullsi dhe manipulime zgjedhore, kur flitet per keqadministrim dhe gjykim jo te ndershem te procesit. Kete e ka pranuar qartazi edhe kryeministri juaj teksa publikisht ka artikuluar shqetesimin, per mandate te munguara subjektit tuaj elektoral dhe gjykime te gabuara nga kolegji qe sipas tij padrejtesisht ka certifikuar nje fakt te tille", tha Xhafaj.