E Diel, 1 Nëntor 2026

Komisioni i Sigurisë Kombëtare: Ndryshimet në ligjin e SHISH, zgjerojnë dhe saktësojnë detyrat

Komisioni i Sigurisë Kombëtare, në cilësinë e komisionit përgjegjës, organizoi, sot, një seancë dëgjimore për projektligjin “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 8391, datë 28.10.1998, Për Shërbimin Informativ të Shtetit, të ndryshuar”. Sipas një njoftimi zyrtar të ardhur nga Kuvendi i Shqipërisë, në këtë seancë deputetët dëgjuan hartuesit e këtij projektligji, përfaqësuesit e Këshillit të Ministrave, si dhe të Shërbimit Informativ Shtetëror, nëpërmjet Drejtorit të këtij Shërbimi, ku u njohën në hollësi me punën e tyre të përbashkët. Gjithashtu, bëhet e ditur se oratorët bën të njohur se këto ndryshime demokratike bëhen të nevojshme për shkak të sfidave me të cilat përballet SHISH, qoftë në nivel lokal, qoftë në atë global, për mbrojtjen e sigurisë kombëtare dhe në
përputhje me strategjinë kombëtare të sigurisë. “Ndryshimet që propozohen zgjerojnë dhe saktësojnë detyrat e SHISH kundër terrorizmit, trafikut të armëve, lëndëve narkotike, trafiqeve të paligjshme, krimit të organizuar, korrupsionit të personave që kanë
funksione publike, etj”, bën të ditur përmes një deklarate për shtyp, Komisioni i Sigurisë në Kuvendin e Shqipërisë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›