Dita botërore e PAK, jeta e Agustinit 12 vjeçar
Agustini ka kaluar 12 vitet e para të jetës së tij mbi një karrige me rrota. Kjo nuk është fatkeqësia e tij më e madhe, pasi ai kurrë nuk ka shkuar në shkollë, e nuk di as shkrim as këndim. Si të gjithë fëmijët e tjerë të kësaj kategori,edhe ai ëhstë përjashtuar nga kjo e drejtë, pasi asnjë shkollë rresh zonës së tij të banimit nuk e pranon atë, për shkak se godinat nuk ofrojnë kushte të pranueshme për të. Agustini ka shumë ëndrra e dëshira, të cilat pa arsim nuk mund të realizohen kurrë. Dhe ky është apeli më i fortë që ai u bën shtetarëve dhe strukturave arsimore në vend. Nëna e Agustinit Filia, më shumë sesa dhimbje për fëmijën e saj invalid ruan brenda vetes pengun që fëmija i saj nuk u baskuar kurrë me shokët në bankat e shkollës. Në Shqipëri, numërohen rreth 24 mijë fëmijë me aftësi të kufizuara dhe pjesa më e madhe e tyre nuk mud të shkojnë në shkollë pasi godinat nuk janë të përshtatshme përkushtet e tyre.