E Shtunë, 31 Tetor 2026

Producentja amerikane Naomi Uman në Tiff

Festivali ndërkombëtar për filmat me metrazh të shkurter sjell emra nga të katër kontinentet e botës. Kanë konkuruar për të marë pjesë 1000 filma të katëgorive të ndryshme. Është një kompeticion që i jep mundësinë të gjitha temave dhe realiteteve të paraqiten në një kompeticion internacional me një staf të gjerë dhe nga emrat më të njohur të produksioneve televizive. Naomi Uman ëshë një producente dhe prodhese filmash që vjen nga SHBA . Eksperienca e saj e parë ka bërë që ajo të prodhojë një seri të gjatë filmash që i ka përmbledhur në paketën filmike "Ukrahinen time machine", e cila përmban gjashtë filma. Në Tiff do të transmetohet vetëm njëri prej tyre "No name movie" i cili paraqet pjesën më interesante te popullit ukrahinas. Për ta realizuar këtë film i është dashur të shpërngulet nga Shba në vendlindjen e gjyshërve të saj pasi në amerikë e akuzuan sesi një njeri mund të shkruajë për emigracionin kur nuk ka qënë kurrë emigrant. Kështu ju desh që filmat e saj ti vazhdontë në emigrim. Është një film interesant që sjell forma dhe mënyra të një mentaliteti ndryshe nga ai shqiptar. Këtë herë bota vjen më praën Shqipërisë duke sjellë më mijra filma të huja, indirect duke sjellë frymën e larmishe të kulturave të ndryshme në botë. E nëse më parë kjo frymë mungonte në shumë fusha të tjera të jetës, filmi dhe kultura duket se po integrohen me shpejtë jo vetëm me Europën, por me gjithë botën ku ka dhe jetojnë njerëz.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›