E Shtunë, 31 Tetor 2026

Marrëdhëniet në familje, vetëhelmohet 23-vjeçarja

Elbasan- Tenton t’i japë fund jetës me helmin e hardhive një 23-vjeçare, e lindur në Librazhd dhe banuese në fshatin Hajdaran të rrethit të Elbasanit.

Vajza me inicialet A.O mësohet se ka pirë helmin e fortë të quajtur Furudan 5G, si shkak i një depresioni të shkaktuar nga marrëdhëniet në familje. Mësohet se

23-vjeçarja ishte e sapomartuar, por ende nuk dihet se kush ka qenë shkaku i vetëhelmimit.

Kanë qenë familjarët ata, që pasi e kanë gjetur në gjendje të rëndë në dhomën e saj, e kanë transportuar për në spitalin kirurgjik të Elbasanit.

Për shkak të gjendjes së rëndë në të cilën mbërriti në spital, 23-vjeçarja është dërguar me urgjencë drejt Spitalit Ushtarak të Tiranës.

Burimet zyrtare nga spitali bëjnë me dije se 23-vjeçarja ndodhet ende në gjendje të rëndë për jetën.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›