E Diel, 1 Nëntor 2026

Shëngjin, mbytet në det 15-vjeçarja nga Kosova

Lezhë- Dy ditë pas mbërritjes në plazhin e Shëngjinit përe të kaluar pushimet sëbashku me familjen e saj, një vajzë 15-vjecare nga Kosova ka gjetur vdekjen pas mbytjes në det.

Kjo është dhe viktima e parë e shënuar gjatë këtij sezoni plazhi në Shëngjin ndërkohë që vitet e tjera janë shënuar disa raste të tilla.

Burime nga drejtoria e policisë së Lezhës, bënë të ditur për gazetën se viktima e mbytjes në det A. S kishte dy ditë që kishte mbërritur për të kaluar pushimet në plazhin e Shëngjinit.

Disa pushues dhe të afërmit e saj që e kanë parë teksa mbytej kanë kërkuar dhe ndihmën e policisë, dhe disa prej uniformave blu që i shërbejnë këtij plazhi kanë hyrë në ujë duke e nxjerrë vajzën në gjendje kome nga uji. Më pas e kanë nisur me urgjencë për në spitalin e Lezhës, por ajo ka ndërruar jetë gjatë rrugës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›