E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, Bush optimist për perspektivën ekonomike

Kreu i Rezervës Federale Amerikane, Ben Bernanke, ka pranuar se ekonomia amerikane është duke u përballur me një numër vështirësish, ndërkohë që tregjet financiare dhe institucionet janë nën një stres të madh. Ai tha gjatë një seance të Senatit se kohët e fundit ishin shtuar rreziqet nga inflancioni.

Por presidenti Bush thekson se perspektiva ekonomike afatgjatë mbetet e mirë për SHBA-në.

"Po kalojmë një periudhë të vështirë, por ekonomia jonë ka vazhduar të rritet, konsumatorët po shpenzojnë, bizneset po investojnë, eksportet vazhdojnë të rriten dhe produktiviteti amerikan vazhdon të jetë i fortë"- ka thënë Bush, duke shtua se duhet pasur besim në bazat e ekonomisë. Ai vetë është shprehur i bindur se do të dalin nga kjo sfidë më të fortë se kurrë.

Bush tha se kërkohej veprimi urgjent i Kongresit për të hequr ligjet që ndalojnë shpimet për naftë në ujrat bregdetarë të SHBA-së.

Më herët, prodhuesi i madh i automobilëve General Motors, njoftoi për shkurtime të tjera teksa përpiqet të përballojë rënien e shitjeve të makinave.

Kompania tha se planifikonte që të ulte me 20 për qind koston e rrogave, të shiste asete me vlerë 4 miliard dollarë si edhe të merrte një kredi 2 miliard dollarë për të rimëkëmbur operacionet e saj vitin e ardhshëm.

Shefi ekzekutiv, Rick Ëagoner u tha punonjësve se prodhimi i kamionëve do të binte në favor të prodhimit të makinave më të vogla që kursenin karburant dhe që preferoheshin nga konsumatorët.

General Motors ka njoftuar më herët mbylljen e katër fabrikave në SHBA.

Shifrat nga Departamenti Amerikan për Tregtinë tregojnë një ulje me më shumë se 3 për qind të shitjeve të makinave në muajin qershor, që reflekton edhe rritjen e madhe të çmimeve të naftës dhe dobësimin e ekonomisë amerikane. (BBC)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›