E Diel, 1 Nëntor 2026

Plagosën 33-vjeçarin, në kërkim babë e bir

Librazhd- Babë e bir sulmojnë me mjete të mprehta dhe të forta një shtetas, duke i shkaktuar atij dëmtime në trup dhe pas kësaj janë larguar në drejtim të paditur.

Mësohet se sherri është regjistruar në afërsi të vendit të quajtur Kryqëzimi i Ushtarakut, në qytetin e Librazhdit. “Shtetasit Mevlan Alikaj, 51-vjeç dhe Elio Alikaj, 21-vjeç kanë goditur me thikë dhe sende të tjera metalike një 33-vjeçar me banim në Librazhd”- thanë burimet e policisë lokale.

Ngjarja e regjistruar në mbrëmje ka bërë që forca të shumta policie të rrethojnë vendin e ngjarjes, duke u vënë në kërkim të autorëve të cilët janë larguar në drejtim të paditur.

Dy shtetasit e mësipërm janë shpallur në kërkim për veprën penale të vrasjes me dashje të mbetur në tentativë. Sherri mes tyre mësohet të ketë ndodhur pas një konflikti të mëparshëm.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›