Tirane nje i plagosur pas perplasjes se makinave

Një aksident mes dy automjeteve është bërë shkak për plagosjen e njërit prej drejtuesve. Ngjarja ndodhi në rrugën Ali Demi në kryeqytet, ndërsa si pasojë e shkëmbimit të zjarrit mes dy personave, mbeti i plagosur shtetasi Roland Tufa. Në aksident u përfshinë mjetet Suzuki me targë TR 5019 G dhe Reno AA574AI.
Pas përplasjes në afërsi të shkollës "Kushtrimi i Lirisë", dy drejtuesit e makinave kanë dalë jashtë dhe janë konfrontuar fillimisht fizikisht e më pas njëri prej tyre ka shtënë me armën tip pistoletë, që e mbante në makinë. Forcat e policisë së komisariatit nr.1 mbërriten menjëherë në vendngjarje, por nuk mundën të ndalojnë autorin e identifikuar tashmë.
Grupi hetimor i ngritur në vendngjarje ka dokumentar 4 të shtëna dhe 4 gëzhoja pistolete në vendngjarje ndërsa personi i plagosur është shoqëruar në Spitalin Ushtarak, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.