Marrëveshja. Katër universitetet shqiptare që do të përfitojnë bursa
Programi “CEEPUS”, 130 muaj bursa për studentët dhe pedagogët. 75 lëvizje të tjera parashikohen brenda këtij viti akademik
Jonida Tashi
Për vitin e ardhshëm akademik 2009-2010, Ministria e Arsimit do të ofrojë 130 muaj bursa për lëvizjen e studentëve dhe të pedagogëve në rrjetet e programit “CEEPUS”. Programi “CEEPUS” është një program bashkëpunimi ndëruniversitar i rrjeteve të universiteteve të vendeve të Europës Qendrore e Juglindore, i cili nxit lëvizjen e studentëve dhe pedagogëve ndërmjet universiteteve të këtyre vendeve. Shqipëria merr pjesë për të tretin vit në këtë program. Vitin e kaluar 39 pedagogë dhe studentë shqiptarë kanë shkuar në universitetet e këtyre vendeve dhe 15 pedagogë dhe studentë të universiteteve të tyre kanë ardhur në universitetet tona. Ndërsa brenda këtij viti akademik parashikohen edhe 75 lëvizje të tjera. Lëvizjet brenda rrjeteve universitare maten me muaj-bursa, të cilët mbulojnë shpenzimet e udhëtimit dhe të qëndrimit në vendet përkatëse. Pedagogët shkojnë për të dhënë mësim, ndërsa studentët kryejnë një ose disa module dhe marrin kreditet përkatëse, të cilat njihen nga universitetet e rrjeteve ndëruniversitare.
Takimi
Më datë 6 mars 2009 u zhvillua në Bukuresht të Rumanisë takimi i Komitetit të Përbashkët të ministrave të Arsimit të Europës Qendrore dhe Juglindore në kuadër të programit “CEEPUS”, në të cilin mori pjesë edhe ministri ynë i Arsimit, Fatos Beja. Në takimin e Bukureshtit, ministri Beja foli për realizimet e deritanishme të institucioneve tona të arsimit të lartë në kuadër të projektit si dhe për kuadrin e ri ligjor në fushën e arsimit të lartë. Beja kërkoi nga vendet anëtare të programit “CEEPUS” që të lehtësohet dhënia e vizave për studentët pjesëmarrës në projekt. Ministri Beja shprehu shqetësimin që Kosova dhe Universiteti i Prishtinës nuk morën pjesë në takim për shkak të pengesave të krijuara nga pala pritëse, çka cenon qarkullimin e lirë të pedagogëve dhe studentëve ndërmjet vendeve që kanë nënshkruar marrëveshjen e programin “CEEPUS”.
Universitetet
Këtë vit akademik në programin “CEEPUS” janë përfshirë Universiteti i Tiranës, Universiteti Bujqësor i Kamzës, Universiteti “Luigj Gurakuqi” i Shkodrës dhe Universiteti “Ismail Qemali” i Vlorës. Në të ardhmen pritet që numri i universiteteve pjesëmarrëse të rritet më tej. Në Bukuresht, ministri Beja pati takime dypalëshe me ministrat e Arsimit të vendeve të tjera të Europës Juglindore, ku u bisedua për zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit midis vendit tonë dhe vendeve të tjera në fushën e arsimit dhe të shkencës. Një takim të veçantë Beja pati me ministren e Arsimit, të Rumanisë, Ekaterina Andronesku, me të cilën u ra dakord të punohet për realizimin e protokollit të bashkëpunimit ndërmjet ministrive të Arsimit dhe të Shkencës të të dyja vendeve.
Diplomimi jashtë vendit, dy studente shqiptare në top-listë
Në ceremoninë e diplomimit të 968 studentëve nga vende të ndryshme të botës, që studiojnë në Eastern Mediterranean University (EMU), dy studente nga Shqipëria, Inidi Hafizi dhe Evis Kopliku, morën çmimin “Top-student”, duke u shpallur përkatësisht e para dhe e dyta në klasifikimin e kësaj liste. Ky sukses i dy studenteve nga Shqipëria ka tërhequr vëmendjen e të pranishmëve në ceremoni, të cilët kanë duartrokitur këtë moment jo vetëm vlerësimi, por edhe angazhimi të veçantë të dy studenteve shqiptare. Presidenti i Qipros Veriore, Mehmet Ali Telet, i pranishëm, ka përgëzuar studentet dhe ka pozuar për gazetën kryesore të vendit, e cila i ka kushtuar faqen e parë jo vetëm këtij evenimenti, por edhe renditjes së vajzave shqiptare, të cilat në Fakultetin e Ekonomisë e Biznesit, dega Financë Banke, kanë dëshmuar një përgatitje shumë të lartë. Në Universitetin e Mesdheut Lindor janë diplomuar deri tani 28 000 studentë nga 68 shtete të ndryshme të botës dhe prej më shumë se një dekade edhe studentë nga vendi ynë. Ky është rasti i parë që dy studentë shqiptarë renditen të parët në Top-listë. Ky lajm ka tërhequr vëmendjen e shtypit vendas, por edhe të botës akademike dhe shkencore në vend, të cilët menjëherë kanë ofruar mundësi punësimi pranë Universitetit për studentet e sapodiplomuara Inidi Hafizi dhe Evisi Kopliku si dhe bursën falas për studimet “Master”.
11 Mars 2009