Marrëveshja, Koalicioni i majtë në pritje të Dules
Autori i Lajmit: Suela Topi
Zgjedhjet 2009
Partia Socialiste duket se ka gjithçka gati për të nënshkruar zyrtarisht koalicionin me të cilin do të garojë në zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit. Kriteret e kësaj marrëveshjeje që shumë shpejt pritet të nënshkruhet janë bashkëpunimi dhe unifikimi i programit, bashkëpunim dhe mbështetje e fushatës elektorale, në momente të caktuara dhe zhvillimit të fushatës së përbashkët, por dhe unifikimi i qëndrimeve për çështje të ndryshme të cilat kritikohen si fenomene negative të qeverisë aktuale. Pjesë e koalicionit opozitar do të jetë Partia Socialiste e cila do të udhëheqë këtë koalicion, Partia Socialdemokrate, Partia Demokracia Sociale dhe partia më e re G99. por opozitarët janë në pritje dhe të Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut. Madje burimet nga opozita pohojnë se pikërisht kjo përgjigje po bëhet shkak dhe për vonesat e nënshkrimit të marrëveshjes. Të pyetur nga “Ballkan” burime nga partitë e koalicionit opozitarë pohuan se Vangjel Dule ka kohë deri në 11 maj për të vendosur se pjese e kujt koalicioni do të jetë. Të njëjtat burime pohojnë se këtë herë synohet një koalicion zgjedhor ndryshe, ku ndarja e posteve qeverisëse për herë të parë do të bëhet në bazë të rezultatit që do të marrë secila prej tyre dhe jo në bazë të interesave personale të kryetarëve të secilës parti. Nënshkrimi i marrëveshjes pritet të zyrtarizojë dhe të drejtën që ka partia më e madhe opozitare për të propozuar Kryeministrin.
Koalicioni i PS-së
Partia Socialiste tashmë e ka zbardhur prioritetin e saj që është koalicioni me qytetarët përtej së majtës dhe të djathtës. Dhe në funksion të këtij koalicioni do të krijohet dhe bashkëpunimi me partitë e opozitës. Burime nga selia rozë pohojnë se parimet e bashkëpunimit janë një platformë politike e integrueshme në programin e qeverisjes, qëndrime politike dhe morale të njëjta, luftë kundër dukurive negative dhe qeverisje e mirë e transparente, si dhe krijimi i një ekipi të kualifikuar duke përjashtuar çdo mundësi për pazare politike. Një koalicion në bazë të vlerave dhe meritave të gjithsecilit e vlerësojnë bashkëpunimin dhe përfaqësuesit e G99. Ndërsa Gjinushi në mënyrë të vazhdueshme ka theksuar bashkëpunimin me Partinë Socialiste duke e vënë theksin tek ofrimi i një alternative më të mirë qeverisëse. Edhe Milo pohoi dje se zyrtarizimi i koalicionit me Partinë Socialiste tanimë është një çështje teknike e cila do të institucionalizohet në ditët në vijim. “PDS me aleatët e saj do të ketë një program të përbashkët i cili do të çojë koalicionin e fitores në një bashkëqeverisje të suksesshme menjëherë pas zgjedhjeve. Gjithashtu ne mbështesim idenë dhe do të kërkojmë miratimin e një kodi etik edhe brenda koalicionit në këtë fushatë”,- tha ai.
Koalicioni i LSI-së
Një tjetër koalicion opozitar është ai “Të majtës për Integrim”. Kreu i LSI-së, Ilir Meta ka shpallur tashmë bashkëpunimin me Partinë Socialiste të Vërtetë 91 dhe Partinë e Gjelbër. LSI ka nënshkruar publikisht marrëveshjen me këto dy parti dhe pavarësisht bashkëpunimit, gjatë fushatës dhe ditën e votimit ato do të jenë në garë me njëra-tjetrën. Meta ka premtuar se pjesë e koalicionit që drejton do të bëhen edhe parti të tjera. Deri me tani koalicioni i LSI-së ka shpallur prioritet e qeverisjes së këtij koalicioni si punësimi, arsimi, bujqësia e etj. Ashtu si do ketë garë mes partive kështu do të funksionojë gara midis dy koalicioneve të majta. Të dy koalicionet kanë synim të fitojnë zgjedhjet përmes programeve dhe platformave të tyre.
Parimet e bashkëpunimit
1-Platforma politike dhe program qeverisje të unifikuar
2-Mbështetje e plotë gjatë fushatës elektorale
3-Qëndrime politike dhe morale të njëjta
4-Luftë kundër dukurive negative dhe qeverisje e mirë e transparente
5-Kod etik brenda koalicionit
Ky lajm është publikuar: 07/05/2009