SHBA: Loja e Enver Hoxhës mes Moskës dhe Pekinit
Autori i Lajmit: Androkli Dralo
Anatole Shub, korrespondenti i shërbimit të jashtëm të “Uashington Post”, Vjenë
Vjenë, 14 korrik 1965 – Një konferencë e nivelit të lartë të vendeve komuniste të botës, që përfshin vendet më të rëndësishme komuniste si Bashkimi Sovjetik, Kina, Jugosllavia dhe Shqipëria mendohet të organizohet javën e ardhshme në kryeqytetin rumun, Bukuresht. Kjo konferencë merr shkas dhe nga Kongresi IV i Partisë Komuniste Rumune që hap siparin e tij të hënën. Kongresi i fundit që u zhvillua në Bukuresht pesë vjet më parë, shërbeu si një tablo e ish-udhëheqësit sovjetik, Nikita Hrushov, i cili në fjalimin përshëndetës sulmoi Kinën komuniste. Por në krah të Kinës do të dilte Enver Hoxha, i cili nuk e përkrahu kërkesën e Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik, bërë në mbledhjen e Bukureshtit, qershor 1960, për t iu kundërvënë Kinës për një sërë politikash në lidhje me zhvillimet ndërkombëtare. Në mbledhjen e Partive Komuniste dhe Punëtore në Moskë, katër muaj më vonë, Hoxha sulmoi ashpër Hrushovin, duke e akuzuar për qëndrim antikomunist e antishqiptar. Për pesë muaj me radhë, korrik - nëntor 1960, ka pasur një korrespondencë njëdrejtimëshe ndërmjet Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik, dhe Komitetit Qendror të PPSH-së. Korrespondenca ishte e përqendruar në “shkëndijën e keqkuptimit” që u ndez në Bukuresht ndërmjet dy partive. Sovjetikët kërkuan edhe një takim të delegatëve të të dy partive, niveli i të cilëve dhe vendi i takimit i lihej në dorë palës shqiptare ta përcaktonte. Por Enver Hoxha në një letër dërguar nga Komiteti Qendror i PKSH-së drejt BS-së, refuzoi takimin, me pretekstin se në atë takim duhej të ishte prezente edhe Partia Komuniste e Kinës. Ai deklaroi gjithashtu se PPSH-ja do ta thoshte mendimin e vet në mbledhjen e ardhshme të partive komuniste dhe punëtore, pikërisht në këtë mbledhje. Burime të informuara bënë të ditur këtu sot se në Kongresin e ardhshëm të Bukureshtit, do të jenë të pranishëm përfaqësues të nivelit më të lartë nga të gjitha partitë komuniste: Nga Gjermania Lindore i dërguar i posaçëm do të jetë Sekretari i Përgjithshëm i Komitetit Qendror të Partisë së Bashkuar Socialiste Gjermane, Valter Ulbriht, Bullgaria do të përfaqësohet nga Sekretari i Parë i Partisë Komuniste Bullgare, Teodor Zhivkov. Janos Fok, anëtar i Byrosë Politike të Partisë Komuniste Hungareze dhe udhëheqësi indonezian, D. N. Aidit. Por delegacionet më të rëndësishme, edhe për shkak të zhvillimeve të fundit në bllokun e Lindjes do të jenë: ai i Bashkimit Sovjetik, Kinës, Shqipërisë dhe Jugosllavisë. Delegacioni kinez e ka bërë tashmë të njohur emrin e përfaqësuesit të tij. Ai do të jetë Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Komuniste Kineze, Ten Hsiao Pin, i cili është gjithashtu mes njerëzve më të vlerësuar në hierarkinë politike të Pekinit.
Pjesëtarët e delegacionit
Kreu i delegacionit sovjetik nuk është bërë ende i njohur, por do të zbulohet në ditët e ardhshme. Nuk përjashtohet, gjithnjë sipas burimeve të informuara, që të jetë vetë kryetari i partisë, Leonid I. Brezhnjev, që mund të jetë personalisht i pranishëm në konferencë. Por ka shumë të ngjarë që përfaqësuesi sovjetik të jetë Nikolai Podgorni, Mikhail Suslov ose Aleksandër Shelepin. Jugosllavia do të dërgojë Edvard Kardelin, Presidentin e Asamblesë Kombëtare dhe ideologun më të lartë të partisë. Përbërja e delegacionit shqiptar nuk është bërë ende publike, por ajo çka është e sigurt, është se Shqipëria do të sjellë në tryezë përfaqësues të nivelit më të lartë, si për të konfirmuar rëndësinë e Konferencës. Prandaj, në takimin e ardhshëm të Bukureshtit, mund të shohim përplasjen e parë të një niveli të lartë sovjeto-shqiptar, që prej konferencës së partive drejtuese komuniste në Moskë, 1957. Por disi më ndryshe paraqitet situata në kampin ruso-kinez. Kontaktet ndërmjet këtyre të fundit kanë qenë edhe më të vona. Anastas I. Mikojani dhe Çu En Lai janë takuar në ceremoninë e varrimit të udhëheqësit rumun, George Georgiu Dezh në Bukuresht, tre muaj më parë. Edhe pse ky takim ishte jo vendimtar, gjithsesi ai konfirmon një marrëdhënie më të “ngrohtë” se ato sovjeto-shqiptare.
Rifillojnë sulmet
Javët e fundit, Kina ka rinisur sulmet e ashpra në drejtim të udhëheqjes sovjetike, kryesisht në lidhje me qëndrimin ndaj çështjes së Vietnamit dhe çështjeve të tjera. Por Moska, ka vazhduar të bëjë thirrje për ndërprerjen e këtyre polemikave dhe tentativave të thurura me profesionalizëm, në mënyrë që të përmirësojnë marrëdhëniet ndërmjet tyre. Prandaj, takimi i Bukureshtit, mund të përfytyrohet të shikojë një përpjekje të pakufishme nga sovjetikët dhe pjesëmarrës të tjerë të kësaj tryeze për të përkrahur një kompromis të mundshëm me palën kineze. Rumunët, të cilët kanë mbajtur marrëdhënie të mira, si me Moskën, ashtu edhe me Pekinin, kanë propozuar shumë herë që të shërbejnë si negociatorë ndërmjet tyre. Një vit më parë, një mision rumun, i kryesuar nga Kryeministri, Ion George Maurer, vizitoi të dy kryeqytetet e vendeve kryesore komuniste për të zhvilluar takime me Hrushovin dhe Mao Ce Dunin. Këto negociata rezultuan të pasuksesshme, pasi konflikti vazhdoi. Kongresi i Tretë i Partisë Komuniste Rumune, katër vite më parë (1960), ishte arena e një prej përplasjeve më dramatike të hapave të para të konfliktit kino-sovjetik. Në këtë Kongres, Hrushovi sulmoi ashpër politikat kineze në prezencë të delegatëve të rangut të lartë kinezë dhe shqiptarë.
Ky lajm është publikuar: 07/05/2009