PDS miraton në 10 maj listën e kandidatëve dhe programin
Autori i Lajmit: red.
Partia Demokracia Sociale mbledh të dielën Kongresin e saj elektoral. Në Kongresin e 10 majit pritet miratimi i programin elektoral të PDS-së si dhe listat e 140 kandidatëve për deputetë që do të garojnë për PDS-në. “Ne mendojmë, të kemi grupin tonë parlamentar”, - tha dje Milo. Ai informoi më tej se Komiteti Drejtues i Tiranës miratoi sekretarin politik të partisë, Artur Duçkallarin, si kryesuesin e ekipit elektoral dhe fushatës së PDS-së në qarkun e Tiranës në zgjedhje. Milo i bëri thirrje kryeministrit Berisha të mos shfrytëzojë shtetin për fushatën elektorale. “Ne gjithashtu i bëjmë thirrje organeve të rendit dhe çdo punonjësi policie në veçanti që të mos përdoren e të bien pre e presioneve të Berishës për skenarë të tij të mundshëm ogurzinj për zgjedhjet, por të jenë sa më profesionalë dhe në lartësinë e detyrës ndaj shtetit dhe qytetarëve, si në fushatë ashtu dhe ditën e zgjedhjeve”, - tha ai.
Ky lajm është publikuar: 07/05/2009