E Diel, 1 Nëntor 2026

Franca mbështetje për integrimin e Shqipërisë

Franca do te mbeshtese Shqiperine ne te gjithe proceset e saj integruese ne BE. Kete garanci mori ministri i mbrojtjes, Arben Imami nga homologu i tij francez, Herve Moren. "Ajo qe me siguroi ne menyre te perseritur ministri Moren eshte mbeshtetja e plote, pa dyshime, pa ekuivoke per qeverine shqiptare ne te gjitha proceset integruese, sikurse e permenda per shkak te seriozitetit te perfshirjes, se punes, se perpjekjes, se kembenguljes se qeverise shqiptare per transformimin e vendit, sic e thashe ekonomik, politik, ushtarak", deklaro Arben Imami, minister i Mbrojtjes.

Bashkepunimi mes Shqiperise dhe Frances, si dy vende antare te Aleances se Atlantikut te Veriut, po shtrihet tashme ne ceshtjen e sigurise, vecanerisht ne permiresimin e teknologjise. Dy ministrat diskutuan edhe mbi ceshtjen e misioneve te paqes, brenda konceptit te sigurise kolektive, ku Shqiperia pritet te dergoje edhe 45 trupa te tjere ne kuader te misionit ISAF. Deri ne fund te vitit ne Afganistan, vendi yne do te kete mbi 350 ushtarake. Ministri i Mbrojtjes Imami, gjate vizites ne France, vizitoi edhe panairin me te madh ne bote per mjetet ushtarake.

Denada Shkodrani < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›