Marrëveshja, Strem Oil shet gazin e Delvinës në licencën e Albetrolit
Strem Oil & Gaz Ltd njoftuan dje se, Ministria Shqiptare e Ekonomisë dhe Energjetikës ka dhënë aprovimin për ekzekutimin e planit të zhvillimit për fushën e gazit në Delvinë. Aprovimi ishte formal, pasi marrëveshja ka qenë finalizuar më herët gjatë vitit 2010, njoftuan dje burimet zyrtare të kompanisë. Sipas “Streem Oil”, marrëveshja i lejon kompanisë të shesë gazin në licencën e Albpetrolit për një periudhë 25-vjeçare, por me një opsion të hapur për një periudhë 5-vjeçare, në varësi të statusit të Albpetrolit. Delvina është një nga fushat më të mëdha gazmbajtëse në Europën Juglindore dhe e vetmja e prodhimit të gazit në Shqipëri. Gjatë këtij viti, “Streem Oil” do të zhvillojë testet e gjeologjisë në fushën gazëmbajtëse të Delvinës, ndërkohë që thekson se, faza e eksplorimit do t’i sigurojë një rritje të konsiderueshme kompanisë. Në mes të vitit që shkoi, “Streem Oil” ka përmbyllur fazën e parë, që ka të bëjë me eksplorimin. Faza e dytë përfshin shpimet vertikale për eksplorim, që do të zgjasin deri në tremujorin e parë të 2013. Nëse fusha gazëmbajtëse e Delvinës lidhet me linjat e transmetimit të gazit, ajo do të ketë një kapacitet domethënës, në gjenerimin e energjisë për ngrohje në Shqipëri, njofton kompania. Prandaj për të realizuar shpërndarjen e gazit është duke bashkëpunuar me kompani të tjera. “Ne jemi të kënaqur të marrin ratifikimin e planit të zhvillimit të fushës gazëmbajtëse të Delvinës” është shprehur, Sotiris Kapotas, President i Kompanisë “Streem Oil”. Ai u shpreh se, shfrytëzimi i kësaj fushe do të ndryshojë furnizimin me gaz të Shqipërisë, pasi Delvina është një nga fushat më të mëdha naftëmbajtëse, e zbuluar në Europën Juglindore. Streem do të vazhdojë prokurimin e mallrave dhe shërbimeve për 2011, në përgatitje për zhvillimin e programit në fushën e Delvinës. Prodhimi ditor i gazit mendohet të jetë rreth 22 mijë metër kub në ditë kur të nisë shfrytëzimi. Shumica e ekspertëve të energjisë janë dakord se, gazi natyror është një lojtar i madh dhe konsiderohet si një pjesë shumë jetësore për të gjithë aktualitetin e deritanishëm të botës, si edhe burim i furnizimit me energji në një periudhë afat-shkurtër dhe afat-gjatë. Është patjetër një nga burimet e energjisë të disponueshme më të pastra, më të sigurta dhe me përdorimin më të dobishëm në planetin tokë.