E Shtunë, 31 Tetor 2026

Marreveshja e BE 109 miliarde euro per te shpetuar Greqine

Europa i jep kohë vetes dhe Greqisë, ndërsa ka arritur marrëveshje për krizën e borxheve greke dhe paketën e dytë të ndihmës për Athinën. Liderët e BE-së, së bashku me kryeministrin grek, Jorgos Papandreu janë shfaqur mjaft të sigurtë në paraqitjen përpara shtypit, ndërsa shpalosën përfundimet e samitit të jashtëzkonshëm të Brukselit. Tregjet financiare kanë marrë frymë më lehtë gjatë së premtes, pas arritjes së kompromisit, ndërsa rritje kanë shënuar bursat në mjaft vende europiane, aziatike dhe amerikane.

• Borxhi, Finlanda kërkon Partenonin si garanci

Presidenti i Këshillit Europian, Herman van Rompuy theksoi se mbrojtja e monedhës së përbashkët europiane që përdoret nga më shumë se 300 milionë njerëz, është prioriteti më i madh.

"Me këto vendime që morëm, ne treguam se nuk do ta dobësojmë mbrojtjen e bashkimit të shteteve tona dhe monedhën tonë. Fjala e fundit është që kur liderët europianë thonë se do të bëjnë gjithcka për të shpëtuar eurozonën, ne e kemi vërtet në mendje këtë qëllim”- tha Rompuy.

Hose Manuel Barroso, kreu i Komisionit Europian e vuri theksin në ndikimin e marrëvehsjes në tregjet financiare.
"Ne kishim vërtet nevojë për një paketë të besueshme dhe e kemi atë. Ajo zgjidh si shqetësimet e tregjeve ashtu edhe të qytetarëve. Ajo i përgjigjet gjithashtu edhe shqetësimit të qeverive të eurozonës. Për herë të parë, kriza, politika dhe tregjet përfshihen në një zgjidhje”- tha Barroso.

Kryeministri grek, Jorgos Papandreu, vendi i të cilit rrezikonte falimentin në rast të dështimit të samitit, u angazhua për zbatimin e reformave.

“Nuk është një përgjigje vetëm për Greqinë, por edhe për Europën. Të gjithë popujt europianë kuptojnë potencialin e Bashkimit tonë. Kjo është ajo që ne duam të bëjmë, si grekë, por gjithashtu, të kuptojmë edhe potencialin si popull europian”- tha Papandreu.

Greqia tashmë do të ngarkohet me borxhe të reja që shteti dhe qytetarët do t’i paguajnë për dekada me radhë.
Azhornuar së fundi ( e premte , 22 korrik 2011 )

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›