Borxhi per Greqine Finlanda kerkon Partenonin si garanci
Historia përsëritet dy herë, herën e parë si tragjedi dhe të dytën si komedi. “Corriere dela Sera” përdor këtë frazë të famshme të Karl Marksit, për të përshkruar debatet e shpëtimit të Greqisë nga barra e borxheve. Gazeta i refereohet burimeve diplomatike brenda samitit të Brukselit, që më në fund, arriti të miratojë paketën e dytë të ndihmës për Greqinë dhe të marrë një vendim për mënyrën e mbulimit të borxheve të reja që do i serviren Athinës.
Kështu, sipas këtyre burimeve, një nga kushtet e propozuara nga Finlanda për t’i dhënë hua të reja Athinës ishte edhe lënia si garanci e disa pronave të shtetit grek, saktësisht Akropolin, Partenonin dhe disa ishuj. Finlandezët kanë llogaritur se Greqia zotëron 300 miliardë euro prona të paluajtshme të cilat mund të shërbejnë si garanci e mirë për tregjet.
Ndërkohë, gazeta bën humor dhe ngre pyetjen nëse Partenoni do të dalë në shitje, në rast falimenti të Greqisë apo thjesht do të transferohej në Helsinki.
Por, duke lënë mënjanë debatet, produkti i samitit të Brukselit, pasi janë sheshuar pakënaqësitë dhe mosmarrëveshjet i jep Greqisë edhe 30 vjet të tjera për të paguar borxhet. Detajet e fundit të marrëveshjes flasin se kjo e fundit bazohet mbi kompromisin e arritur më herët mes presidentit Sarkozi dhe kancelares Merkel.
Shkëmbimi i bonove, përfshirja e sektorit privat në financim si dhe ulja e interesave të huave në 3.5 për qind, për një periudhë të gjatë maturimi, janë elementët kryesorë të paketës.
Gjithashtu Greqia do të marrë 109 miliardë euro ndihmë të re financiare.
Azhornuar së fundi ( e premte , 22 korrik 2011 )