Marrëveshja me Italinë, për paqe, nuk është aleancë militare
Autori i Lajmit: Denisa Kona
Hysen Vrioni shpjegon para parlamentit të Mbretërisë përmbajtjen e marrëveshjes së nënshkruar me shtetin fqinjë, Italinë në dhjetorin e 1926-s. Ai saktëson disa terma si mbështetje mutuale që presupozonte mbështetjen politike, diplomatike gjithnjë brenda sferës së paqes. Madje, shton se kjo mbështetje manifestohet vetëm kur ta kërkojë njëra nga të dyja palët. Ai flet në seancën e posaçme për një institucion të procedurës miqësore dhe arbitrazhit, në rastet kur problemet nuk gjejnë dot një kanal diplomatik. “Në të tëra paktet miqësore që janë lidhur në botë, procedura e arbitrazhit ka qenë nji element i paanshëm”, thotë Z. Vrioni, duke e cilësuar atë si një zgjidhje që shkenca ndërkombëtare e ka gjetur dhe se vetëm shtetet sovrane mund të lidhin traktate arbitrazhi midis tyre. Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë në vitet 1925-1927 përsëriti pikërisht shpjegimet e raportit justifikues: statukuonë politike, statukuonë juridike dhe statukuonë tokësore. Ai shpjegoi se statukuoja (Status-quo) politike i siguron Sshqipërisë të gjitha të drejtat dhe sovranitetin, statukuoja juridike dëften përmbajtjen e gjendjes aktuale e sigurimit të Shqipërisë nga traktatet ndërkombëtare që nga dita e hyrjes së Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve. Ndërkohë, statukuoja politike siguron edhe statukuonë tokësore të Shqipërisë. Shqipëria ka të drejtë të lidhë traktate paqeje, traktate militare, traktate të çdo lloji, politike, ekonomike, juridike etj.etj.
Hysein Vrioni sqaroi linjat e bashkëpunimit me Italinë, duke u mbështetur në termat e Traktatit dhe mbinotën anekse. Pyetjes nga deputetët, se në rast lufte, a janë të dyja palët kontraktuese, të detyruara reciprokisht ti japin ndihmën e tyre militare njëra-tjetrës, ministri iu përgjigj “jo”.”Në mënyrën më absolute, tue suliunjue se ky asht nji pakt miqësije dhe paqi e jo nji aleancë militare ofensive ose defensive drejtuar kundra kurkujt. Mjetet e mbështetjes janë kufizuar në kuadron e Lidhjes së Kombeve i cili pranon vetëm mjete mbështetjeje paqësore”.
Pastaj , a e pengon ky pakt Shqipërinë të lidhë pakte të këtillë edhe me shtete të tjerë? Ministri u përgjigj në interpelancën parlamentare se “të dy palët nuk mund të lidhin akorde militare ose politike me shtete të tjera, kundër interesave të palës tjetër ose kundra interesave që përfshin ky pakt, por janë krejt të lirë me lidhë edhe me shtete të tjerë akorde miqësije qi mund të forcojnë interesat qi përfshin ky pakt”. Në fletoren zyrtare të kohës, ku është botuar kjo ligjëratë, bëhet gjithashtu e ditur se “Komisioni parlamentar i Mbretërisë, tue marrun parasysh këto shpjegime, pranoi me unanimitet votash këtë pakt të cilin e konsideron si nji mjet të shëndoshë paqeje dhe prosperiteti për avenirin e Shqipnis dhe çfaq kënaqësi të plotë për rregjistrimin e tij në Lidhjen e Kombeve dhe nevojën e rregjistrimit të notës anekse si dhe të akteve relative”.
Aloisi: Traktati mes nesh, legal, siç e njeh Lidhja e Kombeve
Delegacioni Mbretëror i Italisë i shkruan Husein Bej Vrionit, Ministër i Punëve të Jashtme
Për të ndriçuar gjykimin e disa personaliteteve shqiptare, kini dashur të më pyesni mejtimin e Qeveris Italjanë, për kuptimin e disa frazave që figurojnë në tekstin e paktit të miqësisë dhe sigurimit, faktor esencialisht paqeje i nënshkruar prej nesh në 27 Nëntor të fundit. Më jeni lutur veçanërisht të pyes, nëse Qeveria Italjane siç e mendon edhe qeveria shqiptare, beson se fraza traktatet të nënshkruem nga të dy palët, i referohet vetëm atyre traktateve të lidhuna legalisht dhe të publikuem që prej çpranimit të Shqipnis në Lidhjen e Kombeve. Në konformitet me sigurimet verbale që ju kam dhënë, ju konfirmoj që ky ka qenë edhe mejtimi i Qeverisë së Romës. Pas asaj keni pasur mirësinë të më tërhiqni vrejtje mbi frazën në periudhën e dytë të artikullit 2 të tekstit, domethënë “Mbështetje e tyne mutuale dhe bashkëpunimin e tyne kordjal”. Kjo frazë, pas qëllimit të qeverisë Mbretërore nuk mund të shkaktojë asnjë dyshim. Mbështetja mutuale dhe bashkëpunimi kordial nuk munden të interpretohen ndryshe veçse si një bashkëpunim që rrjedh nga propozimet që mund të bëhen nga njëra anë prej të dy palëve dhe të pranuara lirisht nga tjetra. Në fund kam nderin të përsëris që sipas instruksioneve të Qeverisë sime, jam qysh tani në dispozicion të plotë të Qeverisë Shqiptare për të filluar bisedimet relative për stabilizimin e procedurës së veçantë miqësore “consilitation”. Këto ndriçime konfirmojnë qëllimin ruajal të dy Qeverive kontraktuese, prandaj kënaqem Zoti Ministër, tue besue se do të venë edhe më tepër në dritë (bonne fois) besimin e mirë dhe shpirtin e çinteresuar me të cilat Qeverija Mbretnore me ndërmjetsimin tim pranoi të tëra dëshirat që qeveria shqiptare pati mirësinë të na shfaqë në rastin e lidhjes së këtij pakti. Përfitoj nga ky rast tju përsëris Zoti Ministër sigurimet e konsideracionit të naltë.”
Durrrës më 5 Dhetuer 1926
Si u arratis Vrioni, kur Haxhi Qamili zbriti në Berat
Shkoi në Janinë, pasi i bastisën shtëpinë dhe i vranë vëllanë, Ismailin
Hysen Vrioni lindi në Berat më 21 prill 1881. Ai ishte djali i parë i Azis Vrionit. Kreu mësimet e para në Berat, pastaj të mesmen në Stamboll ku dhe u diplomua në degën e Drejtësisë. Pasi u kthye nga Stambolli, mori pjesë aktive në shoqatat patriotike në Berat. Në vitin 1907 emërohet zv.Kajmekan (kryetar bashkie) po në Tiranë. Ndërkohë, mbante në Berat lidhje të forta me çetat patriotike që punonin për pavarësinë e Shqipërisë. Në vitin 1912 e shohim në kuvendin e Vlorës bashkë me të atin, Azizin dhe djalin e xhaxhait, Iliazin. Përpara se të arrinin në Vlorë, Hyseni dhe i ati shkuan në Durrës për të pritur Ismail Qemalin, i cili në Durrës fjeti në hanin e Aziz Vrionit.
Pas shpalljes së pavarësisë, punoi në mbështetje të qeverisë së Vlorës me detyra të ndryshme.
Pas largimit të Ismail Qemalit nga Shqipëria, ai u caktua në 1914 si pjesëtar i delegacionit prej 18 vetësh të zgjedhur nga Këshilli i Lartë për të vajtur në Gjermani në qytetin Nojvid për thirrjen e Princ Vidit si kryetar shteti, sepse ky ishte caktuar dhe aprovuar nga Konferenca e Londrës.
Pas largimit të Vidit dhe shpërthimit të revolucionit të Haxhi Qamilit, u detyrua të arratisej nga Shqipëria dhe vajti në Janinë për arsye se bandat e Haxhi Qamilit, përveçse i plaçkitën shtëpinë në Berat, i vranë edhe vëllain, Ismailin. Pas disfatës së Haxhi Qamilit rikthehet në atdhe ku merr pjesë aktive në Lëvizjen Popullore e cila shkoi duke u zgjeruar deri në përfundim të Luftës së Parë Botërore. Në vitin 1920 e shohim në Lushnje, ku merr pjesë në Kongres dhe emërohet Senator nga ky kongres.
Në vitin 1923 i ngarkohet detyra e Ministrit Fuqiplotë të Shqipërisë në Romë. Gjatë viteve 20-23 merr pjesë në konsolidimin e pushtetit të ri të dalë nga Kongresi i Lushnjes, në bashkëpunim të ngushtë me Ahmet Zogun dhe Xhafer Ypin, dhe merr pjesë në qeveritë e tyre. Kur filloi revolucioni i armatosur i 1924-s i palës kundërshtare, u detyrua të largohej nga vendi dhe iku në Janinë së bashku me Myfit Libohovën ku punuan për tu rikthyer në Shqipëri po atë vit.
Në 1925 zgjidhet deputet i rrethit të Beratit, po në vitin 1925 në Qeverinë e drejtuar nga Presidenti Ahmet Zogu emërohet Ministër i Punëve të Jashtme dhe kur mungonte Ahmet Zogu, ai drejtonte mbledhjen e Këshillit të Ministrave, funksion që ia kishte besuar vetë Presidenti Ahmet Zogu.
Gjatë vitit 1925 kryente dhe detyrën e zv/ministrit të Drejtësisë, qëndroi si ministër i Punëve të Jashtme në vitet 1925 dhe 1926. Në vitin 1926, sipas porosisë së vetë Presidentit, ai përgatiti traktatin e parë të miqësisë dhe sigurimit me fqinjën tonë, Italinë, i përpiluar me dinjitetin që i takonte një shteti të pavarur dhe sovran. Për aktivitetin e tij si Ministër në vitet 1925-1927 është falenderuar me një letër personale nga Presidenti Ahmet Zogu. Pas kësaj, Hyseni ka qenë deputet i Beratit dhe i Dibrës. Në 20 prill 1931 me formimin e qeverisë së Pandeli Evangjelit, u emërua Ministër i Punëve të Jashtme. Kështu vazhdoi deri në 1935 kur u sëmur nga një paralizë në gjymtyrën e djathtë. Doli në pension në moshën 53-vjeçare dhe vdiq në 12.10. 1944, 63 vjeç. Funerali i tij u krye në Tiranë me gjithë nderimet që i takonin një personaliteti kaq të shquar. Arkivoli i tij u mbulua me flamurin shqiptar dhe u përcoll nga autoritetet më të larta të vendit, ceremoni për te cilën shkroi gazeta Bashkimi i Kombitnë atë vit.
Ky lajm është publikuar: 13/05/2010