TRAFIKU I ARMËVE Policia maqedonase vret katër trafikantë armësh
Autori i Lajmit: Redaksia
Policia në Maqedoni ka konfirmuar se katër persona janë vrarë, pasi ajo ka shkëmbyer zjarr me ta në afërsi të fshatit Radushë në kufi me Kosovën. Sipas policisë, viktimat janë dy shtetas maqedonas, një kosovar dhe një i paidentifikuar. Zëdhënësi i policisë, Ivo Kotevski, ka pohuar se në një fugon që drejtohej prej trafikantëve, është gjetur edhe një sasi e madhe armatimesh. "Pas informacioneve të mëhershme operative për transport ilegal të armëve, u vendos një pritë dhe rreth orës dy të mëngjesit të kaluar, gjatë tentativës për të ndalur një fugon, persona të veshur me uniformë në vend që të ndalojnë, kanë shtënë ndaj policisë", - tha zëdhënësi i policisë. "Menjëherë është reaguar nga policia dhe katër personat që ishin në fugon kanë humbur jetën", - thotë Kotevski. Incidenti ka ndodhur 11 kilometra larg fshatit Radushë, ku ndahet rruga mes fshatrave Rashçë-Radushë".
"Morëm informacione se kishte krisma dhe se ishte bllokuar rruga, por nuk e di me saktësi se çfarë ka ndodhur atje",- tha zëdhënësi.
Incidenti
Incidenti në fshatin Radushë vjen pas një aksioni policor para rreth dy javësh kur forcat e policisë u ndeshën me një grup tjetër të armatosur në fshatin Bllacë, gjithashtu në kufi me Kosovën dhe ku gjithashtu u shkëmbye zjarr. Pas aksionit të policisë, ajo bëri të ditur se kishte gjetur një sasi të konsiderueshme armatimesh. Përfaqësues ndërkombëtarë ngritën menjëherë alarmin, duke thënë se dhuna nuk është e pranueshme. Disa vëzhgues thonë se kjo vjen për shkak të injorimit të vazhdueshëm të kryeministrit Nikolla Gruevski ndaj marrëdhënieve ndëretnike. Ministria njoftoi se deri tani janë identifikuar tre personat e vrarë të cilët posedonin dokumente personale, prej të cilëve dy janë shtetas të Maqedonisë dhe njëri shtetas i Kosovës. Personi i katërt nuk është identifikuar akoma, për shkak të mosposedimit të dokumenteve. Sipas MPB-së, në furgon janë gjetur sasi të konsiderueshme të armëve: 3 raketahedhës dore me 3 thashë granata, 6 pushkë automatike dhe një pushkë gjysmautomatike, një snajper, një mitraloz, një thes me TNT eksploziv, 6 bomba dore, mina tokësore, 12 granata për minahedhës dore 60 mm, municion për pushkë automatike, çizme ushtarake, emblema të UÇK-së dhe harta.
Reagimet
Numri një i dikasterit të policisë tha se nuk ka vend për panik në mesin e qytetarëve, duke theksuar se incidenti nuk kërcënon stabilitetin e vendit. Partitë politike nuk e kanë komentuar incidentin në fjalë, ndërkohë që banorët lokalë thonë se aksioni i mbrëmshëm ka krijuar një situatë të tensionuar në këtë zonë. Ndryshe, në rajonin e Radushës, ku ka ndodhur përleshja mes grupit të armatosur dhe forcave të sigurisë, sot janë përqendruar forca të mëdha policore, të shoqëruara me helikopterë. Ky incident pasoi atë të para dy javëve në rajonin e Studenës, tre kilometra në afërsi të fshatit kufitar Bllacë, ku u gjetën katër bunkerë me armë, ndërsa pati edhe të plagosur nga ana e grupit të armatosur.
Haradinaj: “Tërhiquni nga armët, nuk u ndihmojnë shqiptarëve”
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, u bën apel personave që kërcënojnë sigurinë në Maqedoni, që të heqin dorë nga armët. Haradinaj, si njëri ndër bartësit kryesor të luftës në Kosovë, thotë se konfliktet e armatosura dëmtojnë shqiptarët dhe favorizojnë të tjerët. “Rasti i grupeve të armatosura në Maqedoni shihet me dyshime. Kemi dyshime të mëdha që mund të bëhet fjalë për veprime të cilat nuk e kanë në vizion ndihmesën e çështjes shqiptare në Maqedoni, në Kosovë dhe në rajon, por mund të jenë edhe shkaktarë të dëmeve që mund ti shkaktohen çështjes shqiptare në rajon. Pra ky është një pozicion jo vetëm për shkak të marrëdhënieve fqinjësore me Maqedoninë dhe të respektimit të ndërsjellë dhe të respektimit të një paqeje në rajon, por është bazuar edhe në bindjen se nuk ndihmohet nga zhvillimet e këtilla çështja shqiptare në Maqedoni apo diku tjetër”,- deklaroi Ramush Haradinaj.
Ky lajm është publikuar: 13/05/2010