E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maqedoni Rama-Ali Ahmeti rrugetime te perbashketa ne te ardhmen

Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama gjate vizites se tij ne Maqedoni eshte takuar sot me kreun e BDI-se Ali Ahmeti. Ne nje konference te perbashket per shtyp kryesocialisti Rama theksoi se ka konsiderate te madhe per kreun e BDI-se Ahmeti pasi eshte nje pike referemi per shqiptaret per kurajon dhe integritetin qe ka treguar. Ai ka theksuar me tej se Partia Socialiste do te rrise komunikimin me opoziten dhe me faktoret shqiptare ne rajon.

Nga ana e tij kreu i BDI-se Ali Ahmeti ka theksuar se se bashku me Ramen kane rene dakort per rrugetime te perbashketa ne te ardhmen. Ai gjithashtu ka pergezuar Ramen per marreveshjen e arritur me PD-se dhe PS-se per reformen zgjedhore dhe asaj parlamentare.

Kreu i selise roze Edi Rama pritet te takohet sot edhe me kryetarin e PDSH-se Menduh Thaci ndersa gjate qendrimit ne Tetove do te beje promovimin e librit Kurban ne ambientet e Universitetit Shteteror te Tetoves.

Kryesocialisti Rama diten e djeshme promovoi librin e tij ne Qendren teatrore per femije ne Carshine e Vjeter te Shkupit ndersa me pas zhvilloi nje takim me kreun e partise Lidhja Social Demokrate Maqedonase LSDM Branko Cervenkovski.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›