E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zbulohet baza e falsifikimit te dokumentacioneve

Skuadra e antikrimit ekonomik e Policisë së Tiranës, ka zbuluar një bazë për falsifikimin e dokumentave, e cila maskohej me një aktivitet bastesh sportive. 

Policia bastisi lokalin e basteve sportive, ku gjeti pajisje moderne për falsifikimin e dokumantave. 

Katër persona janë shoqëruar nga të cilët Mariglen Nikaj e Qazim Hysko, nga 61 vjeç, janë arrestuar, ndërsa Lulzim Murthi, 57 vjeç, e Behar Mata, 36 vjeç, janë ndaluar. 

Nikaj dhe Hysko, njiheshin si kontigjentë të kriminalitetit të falsifikimit, dhe ishin arrestuar disa herë më parë për të njëjtën akuzë. 

Sipas policisë dokumentat e falsifikuara ishin kryesisht dokyumentacion për automjetet çfarë ka bërë që të përfshihen në hetimin dhe akuzat për trafik mjetesh motorrike. 

Gjithashtu, janë sekuestruar dëftesa e vërtetime shkollofre si edhe dokumenta të tjera që përdoren për pajisjen me patenta. 

Të njëjtat burime thanë se dokumentat e falsifikuara jepeshin kundrejt 15-50 mijë lekëve të reja. Mes dokumentave të sekuestruara janë gjetur leje drejtimi dhe leje qarkullimi të huaja, pasaporta shqiptare e greke, si dhe fletëhyrje për automjetet në dogana.  

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›