Marreveshja mes UA dhe Giffonit

Në ambientet e Universitetit të Arteve është nënshkruar marrëveshja mes rektorit të Universitetit të Arteve, Petrit Malaj dhe drejtorit të Giffoni film Claudio Gubitozi. Qëllimi i kësaj marrëveshje është shtrirja më e gjerë e bashkëpunimit në fushën e kinematografisë, mes stafit akademike dhe studenteve te kësaj fushe. Gubitozi tha se ndihem si në shtëpinë time në këtë ambient, pasi bashkëpunimi me filmin shqiptar është i hershëm që në vitin 1984 ku njihet me prodhimet e Kinostudios “Shqipëria e Re”. Do të njihte atë kohë Xhanfise Kekon, Dhimitër Anagnostin, Piro Milkanin. Gjatë vizitave të herëpashershme në Shqipëri, Gubitosi e kujton me shumë nostalgji atë kohë. Disa nga filmat për fëmijë të asaj kohe, të një vendi të izoluar si Shqipëria, vendosi t’ia bëjë të njohur edhe publikut italian. Ndërkohë që kras marrveshjes iu dorzuan tre certifikata masterklas studentëve të degës së regjisë të cilët kanë ndjekur kurse kualifikimi të sponsorizuara nga Giffoni film Italia në korrik të vitit 2012.