E Shtunë, 31 Tetor 2026

Diber zbulohet kalaja e Grezhdanit

Së shpejti kalaja më e madhe ne Ballkan, ajo e Grezhdanit do të zbulohet e tëra. Kjo falë punimeve restauruese dhe konservuese që po kryhen nga arkeologë të drejtorisë së kulturës. Gjatë këtyre ditëve është punuar për hapjen dhe zbulimin e portës jugore dhe kullës lindore. Aktualisht janë zbuluar disa pjesë kryesore të saj.

Instituti i Arkeologjisë në bashkëpunim me drejtorinë rajonale te kulturës kombëtare kanë plotësuar kalanë edhe me sinjalistikë informuese turistike. Kalaja daton në shekullin e 4-tert dhe konsiderohet nga të mëdhatë në Ballkan me sipërfaqe 34 ha.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›