E Diel, 1 Nëntor 2026

Marrëveshja, në Mal të Zi dhe Maqedoni vetëm me karta identiteti

TIRANË Cilido shtetas shqiptar që kërkon të shkojë në Maqedoni dhe Mal të Zi nuk do të ketë më nevojë për pasaportë biometrike për të kaluar. Dje, në Ministrinë e Punëve të Jashtme janë nënshkruar dy marrëveshje për lëvizjen e ndërsjellë të shtetasve me karta identiteti me Malin e Zi dhe Maqedoninë. Marrëveshjet parashikojnë lehtësimin e mëtejshëm të lëvizjes së shtetasve ndërmjet dy vendeve, duke përdorur për këtë qëllim jo vetëm pasaportat por edhe kartat e identitetit. Marrëveshja është propozim i palës shqiptare, e cila një vit më parë lançoi idenë e krijimit të një zone të lëvizjes së lirë ndërmjet vendeve anëtare, i quajtur ndryshe krijimi i një “Shengeni ballkanik”, nxitur edhe nga përvoja pozitive e përdorimit të kartave të identitetit si mjet udhëtimi me Republikën e Kosovës. Marrëveshja së shpejti do të nënshkruhet edhe me Bosnjë-Hercegovinën.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›