E Diel, 1 Nëntor 2026

Marrëveshje financiare Kinë-SHBA, 20 miliard $ për kredi tregtare

Kina dhe SHBA-ja kane nënshkruar sot një marrëveshje për të hedhur 20 miliardë dollarë ne treg  për t’i ardhur në ndihmë fluksit të tregut në këtë periudhë krize financiare.

“Për ti ardhur në ndimë fluksit tregtar në këtë periudhë të krizës financiare, SHBA-ja dhe Kina bënë të ditur se dy bankat e tyre import-eksport do të zhbllokonin 20 miliardë dollarë për kredi tregtare në veçanti për importuesit që kanë mundësi të paguajnë”, u shpreh sekretari i Thesarit Amerikan, Henry Paulson gjatë sesionit të pestë të “Dialogut Ekonomik Strategjik”.

Kreditë tregtare shërbejnë për të lehtësuar flukset e të mirave dhe shërbimeve si për importin dhe eksportin”, shpjegoi kreu Thesari Amerikan. Sipas tij mungesa e kredive tregtare do të pakësonte prodhimin ekonomik dhe do të mbyllte shumë vende e pune.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›